LAJMI I FUNDIT:

Gruaja zvicerane tregon arsyen banale, pse e vrau kosovarin 7-vjeçar

Gruaja zvicerane tregon arsyen banale, pse e vrau kosovarin 7-vjeçar

E moshuara zvicerane (75), e cila para dy javëve në Basel të Zvicrës vrau me thikë shtatëvjeçarin nga Kosova, që ishte duke u kthyer nga shkolla, ka treguar arsyen se pse e bëri këtë akt.

Menjëherë pas vrasjes së shtatëvjeçarit, e moshuara kishte njoftuar autoritetet që sapo kishte vrarë një fëmijë, kështu duke i lënë të shokuar edhe punëtorët e administratës, përcjellë rtv21.tv.

Siç transmeton “Blick.ch”, arsyeja se përse ajo e ka bërë këtë gjë është sepse ajo e ndjente që autoritetet nuk po e merrnin seriozisht, transmeton RTV21.

Shtatëvjeçari nga Kosova vritet me thikë në Zvicër nga një 75 vjeçare
Lexo po ashtu Shtatëvjeçari nga Kosova vritet me thikë në Zvicër nga një 75 vjeçare

“Më kishin dëbuar nga banesa ime, kështu duke mos më dhënë mundësi për t’u kthyer më në të. Askush nuk më dëgjonte tek autoritetet. Kështu që duhet të bëja diçka, në mënyrë që të dëgjohesha”, ka thënë ajo për “Telebasel”.

Vrasja me thikë e shtatëvjeçarit nga Kosova, nëna e djaloshit flet për mediat zvicerane
Lexo po ashtu Vrasja me thikë e shtatëvjeçarit nga Kosova, nëna e djaloshit flet për mediat zvicerane

Një e përditshme franceze ka raportuar që e moshuara ishte e njohur për dekada si një person që bënte probleme.

Shtatëvjeçari, I.M, është therur me thikë në Basel të Zvicrës më 22 mars nga një 75-vjeçare, e cila ishte paraqitur menjëherë në polici dhe kishte pranuar që kishte kryer krimin.

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori Martin Berishaj përfundon deklaratën në Speciale, deklarohet avokati Gashi

Ambasadori Martin Berishaj përfundon deklaratën në Speciale, deklarohet avokati Gashi

Lajme
Deklarohet ministrja Gorçeviq, Mali i Zi do ta përkrahë në fazën finale anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Deklarohet ministrja Gorçeviq, Mali i Zi do ta përkrahë në fazën finale anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Lajme
Gërvalla pritet në një mënyrë të veçantë në Kalabri, fëmijët këndojnë në gjuhën shqipe

Gërvalla pritet në një mënyrë të veçantë në Kalabri, fëmijët këndojnë në gjuhën shqipe

Lajme
BE: Zbatim i plotë i Marrëveshjes Bazë, pavarësisht vendimit në Këshillin e Evropës

BE: Zbatim i plotë i Marrëveshjes Bazë, pavarësisht vendimit në Këshillin e Evropës

Lajme
Euro bie sërish në tregun valutor në Shqipëri, arrin në nivelet më të ulëta vjetore

Euro bie sërish në tregun valutor në Shqipëri, arrin në nivelet më të ulëta vjetore

Lajme
E detyruan të miturën të punonte si valltare dhe të ofronte shërbime seksuale, aktakuzë ndaj dy personave në Prizren

E detyruan të miturën të punonte si valltare dhe të ofronte shërbime seksuale, aktakuzë ndaj dy personave në Prizren

Drejtësi
Kalo në kategori