LAJMI I FUNDIT:

Gruaja tregon se si e fitoi qëndrimin falas në hotel – nuk është për ata që kanë zemër të dobët

Gruaja tregon se si e fitoi qëndrimin falas në hotel – nuk është për ata që kanë zemër të dobët

Deri në çfarë mase do të shkonit në mënyrë që të kurseni disa para më shumë?

Ylli i TikTok, Olimpia Anley, ka çuar gjërat në një ekstrën të ri pasi deklaroi se ajo kishte marrë një dhomë hoteli pa para gjatë qëndrimit të saj në Ibiza – por diçka e çuditshme qëndron pas kësaj.


The Mirror shkruan se biondina e shpërndau videon tanimë virale në platformën e videove – ku tani ka kaluar shifrën e mbi 11 milionë shikimeve, përcjell Telegrafi.

Në video, Olympia, ishte duke qëndruar në Zero Suite tek Paradiso Ibiza Art Hotel – dhe koncepti është fare i thjeshtë, ke fare pak ose aspak privatësi dhe njerëzit do të mund të ju shohin kur ju flini.

@olympiaanley i’ve made a lot of friends tonight #ibiza #paradiso #art ♬ Lights – Em1r

Hoteli e përshkruan dhomën kështu: “Një dhomë me mure nga xhami në mes të hollit të Paradise Art Hotel ku mund të kaloni një natë pa pagesë”.

Përdoruesja ndezi një debat të madh pasi shpërndau online videon e qëndrimit të saj – ku shikuesit nuk mund t’i përmbledhin mendimet e tyre mbi qëndrimin e saj kontrovers.

“Kam krijuar miqësi të shumtë gjatë natës së sotme” kështu e titulloi ajo videon. /Telegrafi/