LAJMI I FUNDIT:

Gruaja që u arratis për t’iu bashkuar ISIS-it në vitin 2015, nuk mund të kthehet për të luftuar për rimarrjen e shtetësisë britanike

Gruaja që u arratis për t’iu bashkuar ISIS-it në vitin 2015, nuk mund të kthehet për të luftuar për rimarrjen e shtetësisë britanike

Gjykata Supreme e Mbretërisë së Bashkuar ka vendosur që Shamima Begum e cila udhëtoi në Siri në vitin 2015 për t’u bashkuar me grupin e Shtetit Islamik, nuk mund të kthehet në vend për të luftuar për shtetësinë e saj.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Begum u arratis nga Mbretëria e Bashkuar së bashku me dy miq të shkollës kur ajo ishte 15 vjeçe për t’u bashkuar me grupin terrorist, i cili kishte marrë pjesë të Sirisë në atë kohë.


Pas rënies së Shtetit Islamik në vend, ajo u rishfaq në një kamp refugjatësh në Siri, derisa aktualisht po mbahet e arrestuar në kampin Al-Roj, në veri-lindje të Sirisë, nga Forcat Demokratike Siriane.

Ajo ka kërkuar që të kthehet në Mbretërinë e Bashkuar për të marrë pjesë në procedurat ligjore për marrjen e shtetësisë së saj, e cila iu revokua nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar në shkurt të vitit 2019.

Autoritetet argumentuan se kthimi i saj në vend paraqiste një rrezik për sigurinë kombëtare.

Ajo u ‘zhvesh’ nga shtetësia nga ish-sekretari i Brendshëm, Sajid Javid, i cili kishte argumentuar se ajo ishte me origjinë  nga Bangladeshi dhe për këtë arsye ajo mund të shkonte në Bangladesh.

Begum e sfidoi vendimin, duke argumentuar se nuk është shtetase e një vendi tjetër dhe se vendimi i Javid e la atë pa shtetësi.

Gjykata e Apelit vendosi në korrik të vitit 2020 që ajo të lejohej të kthehej për të ndjekur apelin e saj duke thënë se kjo ishte mënyra e vetme që ajo të mund të shtronte ankesën e saj me efektivitet.

Në nëntor, ai vendim u sfidua në Gjykatën e Lartë nga Ministria e Brendshme me arsyetimin se kthimi i saj do të përbënte rreziqe të konsiderueshme të sigurisë kombëtare.

Begum pretendon se ajo ishte vetëm një amvise gjatë kohës që ishte me Shtetin Islamik. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
SHBA fillon ndërtimin e bazës lundruese në brigjet e Gazës

SHBA fillon ndërtimin e bazës lundruese në brigjet e Gazës

Botë
Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës

Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës

Botë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Botë
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Rusia nuk ka 'interes' të sulmojë shtetet e NATO-s, thotë kreu i ushtrisë së Putinit

Rusia nuk ka 'interes' të sulmojë shtetet e NATO-s, thotë kreu i ushtrisë së Putinit

Botë
Kalo në kategori