LAJMI I FUNDIT:

Gruaja po përpiqej të bënte një lëvizje vallëzimi me partnerin e saj por iu gris fustani dhe ra në tokë

Gruaja po përpiqej të bënte një lëvizje vallëzimi me partnerin e saj por iu gris fustani dhe ra në tokë

Një grua e cila po përpiqej të bënte një lëvizje vallëzimi nga filmi Dirty Dancing, u rrëzua në tokë dhe iu gris fustani.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, gruaja e paidentifikuar, që besohet të jetë nga Mbretëria e Bashkuar, u filmua derisa ajo dhe partneri i saj u përpoqën të rikrijonin lëvizjen ikonike të përformuar nga Patrick Swayze dhe Jennifer Grey në filmin e vitit 1987.


Sidoqoftë, gjërat nuk shkuan ashtu siç ishin planifikuar, dhe fustani i saj u gris derisa u rrëzua, duke e lënë atë vetëm me të brendshme.

Videoja është bërë virale pasi u publikua në Twitter dhe është parë më shumë se 2.6 milionë herë.

Në fillim të videos, gruaja mund të shihej e veshur me një fustan kaki të lidhur në bel, me çizme të zeza. /Telegrafi/