LAJMI I FUNDIT:

Gruaja palestineze qëllohet nga ushtarët izraelitë, tentoi t’i sulmonte ata me thikë (Video,+18)

Gruaja palestineze qëllohet nga ushtarët izraelitë, tentoi t’i sulmonte ata me thikë (Video,+18)

Janë publikuar disa pamje në të cilat shihen dy ushtarë izraelitë duke e qëlluar me armë një grua të mbuluar palestineze.

Kjo kishte ardhur pasi që gruaja në fjalë kishte tentuar që ti godiste ata me thikë në një stacion autobusi në Bregun Perëndimor, përcjell Telegrafi.


Incidenti thuhet se ndodhi në rrugën Gitai pranë Ariel, një vendbanim izraelit dhe qytet në qendër të Bregut Perëndimor.

Më vonë, një zëdhënës i ushtrisë izraelite ka thënë se gruaja, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, ka marrë trajtim mjekësor në vendin e ngjarjes.

Ajo u dërgua më pas në një spital aty pranë në gjendje të rëndë, shtoi zëdhënësi. /Telegrafi/