LAJMI I FUNDIT:

Gruaja nga Nebraska merr propozim për martesë menjëherë pasi vrau një dre gjatë gjuetisë

Gruaja nga Nebraska merr propozim për martesë menjëherë pasi vrau një dre gjatë gjuetisë

Një grua nga Nebraska ka shënuar një moment të jashtëzakonshëm në jetën e saj, duke pranuar një propozim për martesë pasi vrau një dre gjatë një udhëtimi për gjueti në jug të Lincoln, SHBA.

Samantha Camenzind u befasua kur i dashuri i saj, Cole Bures, jo vetëm që pati sukses në gjuetinë e drerëve, por edhe bëri një propozim martese shumë kreativ, përcjell Telegrafi.

Raportohet se propozimi u bë në mes të një seti fotografik me ” trofeun” e fituar gjatë udhëtimit.


Çifti i cili ka një lidhje të fortë prej tre vitesh, ka një pasion të përbashkët për gjuetinë, dhe ata ndajnë jo vetëm emocionin e aventurës së gjuetisë, por edhe pasionin për përpunimin dhe konsumimin e mishit.

Ata kanë planifikuar të martohen vjeshtën e ardhshme.

Megjithatë, ata sigurojnë se data e martesës së tyre nuk do të përputhet me sezonin e gjuetisë, pasi pasioni i tyre për gjuetinë është një aventurë që do të vazhdojë edhe pas lidhjes së tyre martesore. /Telegrafi/