LAJMI I FUNDIT:

Gruaja nga Anglia shpërndanë fotografitë që tregojnë se si gjendja e rrallë gjenetike “i mori” asaj martesën, punën dhe shikimin

Gruaja nga Anglia shpërndanë fotografitë që tregojnë se si gjendja e rrallë gjenetike “i mori” asaj martesën, punën dhe shikimin

Deri pesë vjet më parë Emily Monk ishte e martuar dhe për fat të mirë kishte një karrierë të mahnitshme.

Por tani, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, 34-vjeçarja i peshon vetëm 35 kilogramë, pasi u la e paaftë për të ngrënë për shkak të gjendjes së rrallë gjenetike, Sindromës Ehlers-Danlos.


Ajo ka ndarë me guxim këto imazhe tërheqëse për të treguar realitetin e të jetuarit me gjendjen dhe pasojat që vuan çdo ditë.

Emily, nga Telford, Shropshire – Angli, tha: “Unë kurrë nuk kisha dëgjuar për EDS para se të diagnostikohesha, por më ka kushtuar shumë.

“Shpresoj që duke shkëmbyer këto fotografi, të mund të ndërgjegjësoj për gjendjen që më ka vjedhur jetën”.

Inxhinierja ambicioze kishte luftuar nga problemet shëndetësore të fëmijërisë për të ndërtuar karrierën e saj të ëndrrave.

Por tani, pesë vjet pas diagnostikimit të saj Emily ka mbetur me shëndet të lig, është verbuar në njërin sy dhe mbështetet te prindërit e saj për kujdesin ditor.

Emily u mundua nga çështjet e saj shëndetësore, por me mbështetjen e burrit të saj ishte e vendosur të drejtonte një jetë të plotë dhe të lumtur.

Por në moshën 29 vjeç, Emily pothuajse vdiq kur mushkëritë e saj kishin probleme dhe mjekët bënë diagnozën.

EDS thuhet se është një grup i çrregullimeve gjenetike të rralla që prekin indet lidhës të cilat normalisht ofrojnë mbështetje në lëkurë, ligamente, enët e gjakut, organet e brendshme dhe kockat. /Telegrafi/