LAJMI I FUNDIT:

Gruaja në Kinë ngeci në shtëpinë e një djaloshi që e takoi për herë të parë – pasi autoritetet vendosën bllokim të papritur për shkak të COVID-19

Gruaja në Kinë ngeci në shtëpinë e një djaloshi që e takoi për herë të parë – pasi autoritetet vendosën bllokim të papritur për shkak të COVID-19

Supozohej të ishte një takim i shpejtë – por një bllokim i menjëhershëm për shkak të COVID-19 detyroi një grua nga Kina të qëndronte për ditë të tëra tek shtëpia e djaloshit që po e takonte për herë të parë.

Sipas CNN, përcjell Telegrafi, gruaja 30-vjeçare, e identifikuar vetëm me mbiemrin e saj Wang, shkoi për ta takuar atë për një dark në shtëpi më 6 janar në qytetin e saj të lindjes, Zhengzhou, një qytet në Kinën qendrore që po përballet me një shpërthim të coronavirusit.


“Unë po plakem, familja më ka prezantuar me 10 persona”, ka thënë ajo në një video në rrjetet sociale. “Djaloshi i pestë donte të tregonte aftësitë e tij në gatim dhe më ftoi në shtëpinë e tij për darkë”.

Por në momentin kur Wang po bëhej gati të kthehej në shtëpinë e saj pas darkës, ajo e kuptoi se e gjithë lagjja kishte hyrë në bllokim të shpejtë, tha ajo.

Kina mbyll rregullisht komunitetet në momentin kur zbulohen rastet midis banorëve. Këto bllokime të papritura – së bashku me testimin masiv – janë pjesë e strategjisë së rreptë të vendit të zero-Covid.

Në pamundësi për t’u largua, Wang kishte ngecur në shtëpinë e djaloshit për ditë të tëra. Ajo postoi video të përvojës së saj të papritur të bashkëjetesës në mediat sociale, duke treguar se si ai po gatuante ushqim për të.

Wang ishte kthyer në Zhengzhou nga qyteti jugor i Guangzhou së fundmi përpara Vitit të Ri Hënor.

Ende nuk është bërë e qartë nëse Wang jeton akoma në shtëpinë e tij. /Telegrafi/