LAJMI I FUNDIT:

Gruaja në Greqi është refugjatja e parë që ka rezultuar pozitiv me coronavirus

Gruaja në Greqi është refugjatja e parë që ka rezultuar pozitiv me coronavirus

Një grua që kreu një lindje kohët e fundit në Greqi, është bërë refugjatja e parë që ka kontraktuar coronavirusin në vend, mirëpo, ende nuk është konfirmuar se ku u infektua– në kampin e saj, spital apo diku tjetër.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, gruaja e cila nuk është identifikuar, ka kryer një lindje në një spital në territorin e Greqisë afër një kampi të refugjatëve Ritsona ku edhe kishte jetuar.


Ky vend ka një popullsi prej 2,070 banorëve, sipas shifrave të Organizatës Ndërkombëtare për Migrim (IOM).

Bëhet e ditur se zyrtarët shëndetësorë, po hetojnë burimin e infeksionit, pasi është e mundur që gruaja kontraktoi virusin gjatë kohës që ishte në spital, ndërsa autoritetet e tjera po përpiqen të përcaktojnë nëse ka raste të tjera në kamp.

Një nga zyrtarët e IOM në Ritsona kishte konfirmuar lajmin, mirëpo, deklaroi se organizata po përpiqet të ruaj vendin nga një shpërthim i mundshëm.

“IOM u ka shpërndarë të gjithë banorëve sapunë, ndërsa hapësirat e punës dhe zonat e zakonshme po dezinfektohen një herë në javë”,thuhet në një deklaratë të tyre.

Mijëra refugjatë në Greqi jetojnë në kampe të pisëta, ndërsa rreziku për një sëmundje të tillë është i lartë.

Kayvan Bozorgmehr, një doktor dhe profesor nga Shkolla e Shëndetit Publik në Universitetin Bielefeld në Gjermani, tha për Al Jazeera se kushtet në kampet e refugjatëve grekë ishin pikat e mundshme për përhapjen e virusit. /Telegrafi/