LAJMI I FUNDIT:

Gruaja me mbulesë sulmohet me thikë në Francë, para burrit dhe dy fëmijëve të saj

Gruaja me mbulesë sulmohet me thikë në Francë, para burrit dhe dy fëmijëve të saj

Një grua myslimane me mbulesë u godit me thikë para burrit dhe fëmijëve të saj në qytetin Sury-le-Comtal në Francën e Jugut.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ky incident, i cili tërhoqi shumë vëmendjen e publikut, ndodhi të mërkurën mbrëma mbrëmë.


Pretendohet se gruaja ishte goditur me thikë para burrit të saj dhe fëmijëve të moshës 3 dhe 12 vjeç.

Si pasojë, thuhet se gruaja u plagos rëndë dhe u dërgua me shpejtësi në spital, ku u ndalua.

Mediat lokale raportojnë se sulmuesi 59-vjeçar ishte nën ndikimin e alkoolit në atë kohë dhe u arrestua menjëherë pas incidentit. /Telegrafi/