LAJMI I FUNDIT:

Gruaja e Zelenskyt: Për shkak të luftës, djali im 9-vjeçar dëshiron të bëhet ushtar

Gruaja e Zelenskyt: Për shkak të luftës, djali im 9-vjeçar dëshiron të bëhet ushtar

Zonja e Parë e Ukrainës, Olena Zelenska thotë se lufta në Ukrainë e ka inkurajuar djalin e saj 9-vjeçar që të bëhet ushtar kur të rritet.

Në një intervistë për NBC, Zelenska tha se djali i saj tani mendon vetëm për artet marciale dhe si të përdorë një pushkë.


“Shpresoj që djali im ta rikthejë fëmijërinë. Para luftës ka shkuar në folklor, ka luajtur piano, ka mësuar anglisht… Pas pushtimit, ai padyshim që dëshiron të jetë ushtar”, tha bashkëshortja e Volodymyr Zelenskyt.

Zelenska vizitoi SHBA-në, ku bëri apel që të dërgohen më shumë armë në Ukrainë.

Zonja e Parë dhe presidenti kanë dy fëmijë – një djalë nëntë vjeçar dhe një vajzë 18-vjeçare. Gjatë vizitës së saj, Zelenska foli edhe për problemet e fëmijëve dhe prindërve të tjerë në Ukrainë. Gjatë fjalimit 15-minutësh në Kongresin Amerikan, ajo tregoi foto dhe video të fëmijëve të vrarë dhe të plagosur ukrainas.

Ukrainasit publikuan pamjet e shkatërrimit të një tanku rus me Javelin
Lexo po ashtu Ukrainasit publikuan pamjet e shkatërrimit të një tanku rus me Javelin

“Ne duam që çdo baba dhe çdo nënë të jetë në gjendje t’i thotë fëmijës së tyre “Shko të flesh i qetë. Nuk do të ketë më sulme ajrore dhe raketa”. A është kjo shumë për të dëshiruar? Fatkeqësisht, lufta nuk ka përfunduar dhe terrori vazhdon”, tha ajo.

Gjatë vizitës së saj në SHBA, Zelenska u takua me presidentin amerikan, Joe Biden dhe Zonjën e Parë, Jill Biden, si dhe me Sekretarin e Shtetit, Anthony Blinken. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Evropa
Treni i verdhë japonez shkon gjithmonë bosh dhe të gjithë “përkulen para tij” - çfarë misioni kryen në linjat e shpejtësisë së lartë

Treni i verdhë japonez shkon gjithmonë bosh dhe të gjithë “përkulen para tij” - çfarë misioni kryen në linjat e shpejtësisë së lartë

Azia
Kiryat Shmona në flakë - Hezbollahu hodhi 35 raketa në veri të Izraelit

Kiryat Shmona në flakë - Hezbollahu hodhi 35 raketa në veri të Izraelit

Azia
Tajlandezja kishte dhimbje dhe mezi merrte frymë - pas analizave shëndetësore, mjekët i nxorën diçka të tmerrshme nga hunda

Tajlandezja kishte dhimbje dhe mezi merrte frymë - pas analizave shëndetësore, mjekët i nxorën diçka të tmerrshme nga hunda

Azia
Avancon ushtria e Zelenskyt: Dronët ukrainas mbërrijnë deri në Moskë

Avancon ushtria e Zelenskyt: Dronët ukrainas mbërrijnë deri në Moskë

Evropa
Dy ushtarakë e poshtërojnë Vladimir Putinin - nuk pranojnë ta përshëndesin presidentin rus

Dy ushtarakë e poshtërojnë Vladimir Putinin - nuk pranojnë ta përshëndesin presidentin rus

Evropa
Kalo në kategori