LAJMI I FUNDIT:

Gruaja e prekur nga kanceri, martohet me dashurinë e jetës 18 orë para se të vdiste (Foto/Video)

Gruaja e prekur nga kanceri, martohet me dashurinë e jetës 18 orë para se të vdiste (Foto/Video)

Rrëfimi i Heather Mosher, e cila humbi jetën nga kanceri vetëm 18 orë pasi u martua, ka përlotur shumë njerëz në mbarë botën.

Heather nga Konektikati i SHBA-ve është martuar me David Mosher disa ditë para Krishtlindjeve, edhe pse kishin planifikuar që ceremonia martesore të mbahet më 30 dhjetor, transmeton Telegrafi.

Çifti përshpejtuan procesin e ceremonisë, pasi frikësoheshin që Heather mund të vdesë para datës së planifikuar për martesë. Fotografitë e nuses kanë bërë xhiron e botës, kurse shumë njerëz janë prekur nga fati që i Heather.


“Ma kujton dikë që i afrohet vijës së finishit në një maratonë, apo diçka e ngjashme. Askush nuk ka menduar se do të jetojë kaq gjatë. Ajo ua dëshmoi të kundërtën dhe atë fakt e shoh në fotografitë e saj”, ka deklaruar David, bashkëshorti i të ndjerës Heather.

Dyshja ishin njohur në shkollën e vallëzimit në maj të vitit 2015, dhe brenda një kohe të shkurtër u bën të pandarë. Kështu më 23 dhjetor të vitit 2016, David kishte planifikuar t’i propozoj martesë, por po të njëjtën ditë ajo ishte diagnostifikuar me kancer në gji.

“Ajo nuk e dinte se do t’i propozoja atë mbrëmje, por i thash vetes se ajo duhet ta di senuk është vetëm në këtë rrugë të vështirë”, ka shtuar Robert.

Por, pesë ditë më vonë, dyshja e zbuluan se kanceri ka qenë trefish negativ, që është një formë e rrallë agresive e kësaj sëmundje. Një javë më pas e kuptuan që ishte zgjeruar kanceri dhe kishte prekur pjesë tjera të trupit.


“Ka qenë e fortë. Po të ishte dikush tjetër shumë më herët do të hiqte dorë. Mjekët vazhdimisht thoshin se nuk po mund ta kuptojnë se si është ende gjallë”, ka shtuar David.

Ai gjithashtu pranoi se mjekët i kishin këshilluar të martohen më herët, gjë që e bën më 22 dhjetor u martuan në spital në prezencë të miqve dhe familjarëve.

Por, për fat të keq ajo ndërroi jetë më 23 dhjetor, vetëm 18 orë pas ceremonisë martesore.

Ndërsa më 30 dhjetor kur dyshja është dashur në të vërtet të martohen, David është përshëndetur me bashkëshorten në varrimin e saj. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Truedau i kundërpërgjigjet Trumpit - Kanada i vendos tarifa prej 25 për qind produkteve amerikane

Truedau i kundërpërgjigjet Trumpit - Kanada i vendos tarifa prej 25 për qind produkteve amerikane

Amerika
JD Vance shkaktoi skandal me deklaratën për Britaninë, tani 'han' fjalët e veta

JD Vance shkaktoi skandal me deklaratën për Britaninë, tani 'han' fjalët e veta

Amerika
Si filloi sherri në parlamentin e Serbisë - grushte, shkelma e hedhje të shisheve të xhamit

Si filloi sherri në parlamentin e Serbisë - grushte, shkelma e hedhje të shisheve të xhamit

Serbia
Pamjet që e “tradhtuan” Bërnabiqin, tha se deputeten që pësoi sulm në tru e goditën nga opozita – videoja e tregon të kundërtën

Pamjet që e “tradhtuan” Bërnabiqin, tha se deputeten që pësoi sulm në tru e goditën nga opozita – videoja e tregon të kundërtën

Serbia
Zelensky propozon fazën e parë për përfundimin e luftës - bën edhe një hap drejt pajtimit me Trumpin

Zelensky propozon fazën e parë për përfundimin e luftës - bën edhe një hap drejt pajtimit me Trumpin

Evropa
Sërish kaos në Kuvendin e Serbisë, deputetët hedhin vezë mbi Bërnabiqin dhe ministrat – aktivizojnë aparatin për fikjen e zjarrit

Sërish kaos në Kuvendin e Serbisë, deputetët hedhin vezë mbi Bërnabiqin dhe ministrat – aktivizojnë aparatin për fikjen e zjarrit

Serbia
Kalo në kategori