Gruaja 97-vjeçare britanike thyen rekordin e saj duke ecur mbi krahun e një aeroplani

Betty Bromage ka thyer rekordin e saj në Guinness World Records si gruaja më e moshuar që ka realizuar një ecje mbi krahun e aeroplanit (wing walk) – një fluturim ku personi qëndron në këmbë mbi krahun e një aeroplani gjatë lëvizjes në ajër.
Ajo e kishte vendosur rekordin e parë katër vite më parë.
Aksioni i saj i guximshëm kishte për qëllim mbledhjen e fondeve për njësinë e trajtimit të goditjeve në tru në Cheltenham General Hospital, ku Betty mori trajtim pasi pësoi një goditje në tru në vitin 2025.
Tashmë ajo ka përfunduar gjashtë ecje mbi krahun e aeroplanit gjatë dekadës së fundit.
“Përndryshe do të mërzitesha me jetën. Nuk mund të ngas makinën, nuk shoh shumë mirë dhe ndonjëherë ndihem e frustruar. Prandaj dua të bëj gjërat që mundem”, tha ajo për BBC.
Në moshën 97-vjeçare, disa njerëz kanë frikë edhe të dalin nga shtëpia. Betty, ndërkaq, del jashtë saj dhe qëndron mbi krahun e një aeroplani. /Telegrafi/





































