LAJMI I FUNDIT:

Grkovska: Autoritetet kompetente marrin udhëzime specifike për konfiskimin e suksesshëm të pronës

Grkovska: Autoritetet kompetente marrin udhëzime specifike për konfiskimin e suksesshëm të pronës

Zv. kryeministrja përgjegjëse për politika të qeverisjes së mirë, Sllavica Grkovska, sot organizoi prezantimin e Udhëzimeve për konfiskimin dhe marrjen e pasurisë, dokument ky i përgatitur me mbështetjen e Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Droga dhe Krim, në bashkëpunim me institucionet kompetente.

“Ky dokument është i dedikuar për prokurorët publikë dhe hetuesit nga Ministria e Punëve të Brendshme, Drejtoria doganore dhe Administrata Financiare, ndërsa një segment ka të bëjë edhe me menaxhimin e pasurisë së konfiskuar dhe bashkëpunimin ndërkombëtar. Udhëzimet do t’u ofrojnë hetuesve dhe prokurorëve një pasqyrë të hapave që duhet t’i ndërmarrin në fazën më të hershme të mundshme të hetimit gjatë mbledhjes së provave për pronën dhe sigurimit të pronës, në mënyrë që të kryhet një konfiskim i suksesshëm”, theksoi Grkovska.


Ky aktivitet, shtoi ajo, është pjesë e Strategjisë për forcimin e kapaciteteve për kryerjen e hetimit financiar dhe konfiskimit të pasurisë me Planin e Veprimit 2021-2023, zbatimi i të cilit koordinohet nga Kabineti për Politika të Mirëqeverisjes, përmes Komisionit Kombëtar në ngarkesa e monitorimit të zbatimit të Strategjisë për forcimin e kapaciteteve për kryerjen e hetimit financiar dhe konfiskimit të pasurisë me Planin e Veprimit 2021-2023.

“Për të arritur atë nivel të konfiskimit të suksesshëm, hetimet penale dhe financiare të udhëzuara nga Prokurori i Përgjithshëm nuk kanë vend për gabime. Prandaj, është e nevojshme që autoritetet hetimore të krijojnë një sistem efektiv për shkëmbimin e informacioneve financiare dhe të tjera gjatë gjithë ciklit të zbulimit dhe konfiskimit të pasurisë.

Ajo rrjedhje e informacioneve duhet të jetë i koordinuar dhe në përputhje me ligjet, politikat dhe procedurat ekzistuese vendore”, shtoi Grkovska./Telegrafi/