LAJMI I FUNDIT:

Gripi i shpezëve dhe sëmundja e Laringotrakeitit prek Shqipërinë, AUV tregon se a ka raste të tilla në Kosovë

Gripi i shpezëve dhe sëmundja e Laringotrakeitit prek Shqipërinë, AUV tregon se a ka raste të tilla në Kosovë

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, sot ka marrë vendim për anulimin e importit të shpezëve të gjalla nga Shqipëria, pas paraqitjes së gripit të shpezëve në vendin fqinj.

Zëdhënësi i AUV-it, Lamir Thaçi në një përgjigje për Telegrafin ka bërë të ditur se në Kosovë aktualisht nuk ka raste të tilla të raportuara, por se një rast i tillë ka qenë në muajin shkurt të këtij viti.

“ Sot me datën 21.03.2022 është bere ndalesa e importit nga shteti i Shqipërisë për regjionin e Durrësit kafshëve te gjalla(shpezëve) kjo bazuar në ligjin e veterinarisë dhe rregulloren për luftimin e kësaj sëmundje. Në Kosovë kjo sëmundje ka qen prezentë  nga muaji maj i vitit 2021 kur edhe i kemi  rastet e para të konfirmuara në ekonomitë  familjare apo ndryshe qe njihen si pula të oborreve.  Pastaj nga muaji shtator i kemi rastet të shpërthimit të sëmundjes ne fermat komerciale por edhe në këtë vite rast i fundit ka qenë në muajin shkurt të  këtij viti. Gjatë gjithë kohës shtabi i reagimit i formuar nga AUV ka qenë aktiv dhe jemi duke e menaxhuar situatën”, ka thënë Thaçi.

Paraqitja e gripit të shpezëve, AUV ndalon importin e shpezëve të gjalla nga Shqipëria
Lexo po ashtu Paraqitja e gripit të shpezëve, AUV ndalon importin e shpezëve të gjalla nga Shqipëria

Ai ka shtuar se janë në kontakte të vazhdueshme me autoritetin shqiptarë për informata në vazhdimësi lidhur me përhapjen e sëmundjes.

Ditë më parë në Shqipëri, përkatësisht në Durrës ishte raportuar edhe për një sëmundje tjetër e cila kishte shkaktuar ngordhjen e 200 shpendëve. Pas analizave të kryera, Ministria e Bujqësisë së Shqipërisë kishte bërë të ditur se bëhet fjalë për sëmundjen e Laringotrakeitit infektiv në shpendë.

Lidhur me këtë lloj sëmundje, zëdhënësi i AUV-it, ka bërë të ditur se deri më tani në Kosovë nuk është evidentuar asnjë rast i kësaj sëmundje te shpezëve.

Ai ka thënë se sëmundja e Laringotraheitit është sëmundje virusale e shpezëve e cila nuk e rendon shëndetin e njerëzve nuk është zoonoze dhe për ketë sëmundje fermerët aplikojnë  vaksinim të rregullt si masë preventive.

“Deri me tani në Kosovë nuk është evidentuar as një rast i kësaj sëmundje te shpezëve. Sëmundja Gripi i Shpezëve tipi  H5N8 mund të afektoj njerëzit  por me patogjenitet të ulët dhe njeriu mund të preket në kontaktin direkt me shpezët ( nëse  ekspozohet shume këtij virusi )  por infeksioni kalon me shenja te lehta te gripit  te zakonshëm.  Kurse sëmundja Laringotraheitit të shpezëve nuk i prek njerëzit vetëm shpezët”, ka thënë Thaçi.

Ndryshe AUV ka bërë të ditur se ka shtuar kontrollin veterinarë kufitar dhe se është ngritur në nivel të mbikëqyrjes se detajuar të importeve të ngarkesave me shpezë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Rënia e madhe e standardeve të jetës - sa fitohet me të vërtetë në Gjermani?

Rënia e madhe e standardeve të jetës - sa fitohet me të vërtetë në Gjermani?

Botë
Me ble t're se u prish? -  Jo, ua rregullon Hausmeister

Me ble t're se u prish? - Jo, ua rregullon Hausmeister

Hausmeister
Bylmeti & benefitet e konsumimit të tij

Bylmeti & benefitet e konsumimit të tij

Meridian
Studioni për një diplomë prestigjioze të nivelit botëror Baçelor ose Master në Kolegji CITY, Kampusi i Universitetit të York-ut në Evropë në Selanik të Greqisë

Studioni për një diplomë prestigjioze të nivelit botëror Baçelor ose Master në Kolegji CITY, Kampusi i Universitetit të York-ut në Evropë në Selanik të Greqisë

CITY College
49 VITE – 49 Shpërblime

49 VITE – 49 Shpërblime

Gorenje Department Store
Ofertat e Auto Mita t’bojnë me kerr t’ri –  filluar nga 179 euro në muaj

Ofertat e Auto Mita t’bojnë me kerr t’ri – filluar nga 179 euro në muaj

Auto Mita
Kalo në kategori