LAJMI I FUNDIT:

Grindja për shkak të maskës përfundoi me gjakderdhje në Michigan, ther me thikë të moshuarin – tentoi edhe policen por ajo e vrau

Grindja për shkak të maskës përfundoi me gjakderdhje në Michigan, ther me thikë të moshuarin – tentoi edhe policen por ajo e vrau

Një police në Grand Ledge, qytezë kjo në Michigan të SHBA-ve, ka vrarë me revole një burrë i cili dyshohej që në një lokal kishte sulmuar një burrë të moshuar, që e kishte kritikuar që nuk barte maskë mbrojtëse si preventivë kundër COVID-19.

Policja pas raportimit për sulm me thikë, kishte vërejtur veturën e sulmuesit dhe e kishte vrarë me të dalë nga vetura, pasi sipas saj e kishte sulmuar me kaçavidë dhe thikë, transmeton Telegrafi.


Burri 43-vjeç që është vrarë punonte në ministrinë e Trafikut në Michigan, dje kishte therur me thikë një 77-vjeçar i cili në market e kishte kritikuar që nuk ka bartur maskë.

Në anën tjetër, zyrtarë të lartë të departamentit të policisë në Michigan, kanë bërë të ditur se i plagosuri është në gjendje stabile shëndetësore dhe se aktualisht po shërohet në spital.

E guvernatorja e Michiganit, Grechen Witmer, ka urdhëruar banorët të bartin maska mbrojtëse në markete me qëllim që të zvogëlohet rreziku nga përhapja e coronavirusit. /Telegrafi/