LAJMI I FUNDIT:

Grimerja ndan hilen që nuk do të lejojnë syzet të prishin grimin tuaj

Grimerja ndan hilen që nuk do të lejojnë syzet të prishin grimin tuaj

Ata që vendosin syze me dioptri, gjithmonë kanë të njëjtën dilemë se nuk mund të fshehin shenjat e vazhdueshme të kuqe që shfaqen në hundën tonë pasi t’i vendosni ato.

Por, edhe syzet e diellit mund të shkaktojnë të njëjtin problem, kështu që është një problem që shumica mund ta përjetojnë me ardhjen e verës.


Përdoruesja dhe grimerja e TikTok-ut Ellie demonstroi një hile super të lehtë për grim që tregon sesi një bazë e syve mund t’ju ​​ndihmojë të hiqni qafe ato shenja bezdisëse.

@elliemakeupartist

a lil EYE PRIMER saving the day for all the glasses wearin folks 🤓 #minitutorials #makeuptutorial #makeupartist #makeup #makeuphacks

♬ They Call Me Tiago (Her Name Is Margo) – Tiagz

Baza për sytë përdoret zakonisht në kapakët tuaj përpara se të aplikoni hijen e syve dhe krijoni një përfundim më të butë dhe të gjatë. Por në këtë rast Ellie përdori produktin në hundën e saj.

Në videon, e cila ka grumbulluar 34.7 mijë shikime, Ellie fillon duke aplikuar një sasi të vogël në zonat e ‘rrezikuara’ në të dy anët e hundës së saj duke përdorur një furçë të sheshtë grimi. /Telegrafi/