LAJMI I FUNDIT:

Griezmann tregon se arsyeja e mosfestimit të golit ishte nga respekti i madh që ka për Uruguain

Griezmann tregon se arsyeja e mosfestimit të golit ishte nga respekti i madh që ka për Uruguain
Antoine Griezmann dhe Kylian Mbappe pasi ylli i Atleticos shënoi ndaj Uruguait (Foto: Getty Images)

Antoine Griezmann refuzoi të festojë golin ndaj Përfaqësueses së Uruguait në çerekfinalen e Kampionatit Botëror ‘Rusia 2018’.

Sulmuesi shënoi golin e dytë në takim pas një gabimit të portierit kundërshtarë, Fernando Muslera.

Por, 27-vjeçari nuk e festoi golin dhe kjo çuditi të gjithë. Pas ndeshjes ylli francez e shpjegoi gjithë këtë duke thënë:

Festa te goli i Antoine Griezmann ndaj Uruguait (Foto: Getty Images)

“Nuk festova sepse kur fillova karrierën u përkraha nga një uruguaian (ish-trajneri i Real Sociedadit), i cili më mësoi gjërat e mira dhe të këqija të futbollit dhe kam respekt për Uruguain”.

“Gjithashtu luajta kundër shokëve, kështu që mendova se nuk është normale nëse do festoja”.

Griezmann luajti ndaj bashkëlojtarëve te Atletico Madridi, Jose Gimenez dhe Diego Godin, këtë të fundit e ka edhe kumbarë te vajza e tij Mia.

Të gjitha lajmet nga Botërori 2018
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Botërori 2018

“Ata skuadër e fortë, si Atletico Madridi. Të gjithë angazhohen shumë në sulm dhe mbrojte. I dua uruguaianët dhe kulturën e tyre, kam shumë respekt për ata”, shtoi për fund Griezmann.

Në gjysmëfinale Franca do të luajë kundër Belgjikës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Bayern Munich e ka seriozisht me Arda Gulerin

Bayern Munich e ka seriozisht me Arda Gulerin

Bundesliga

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

La Liga
Kalo në kategori