eksperti-banner

Antoine Griezmann ka folur fjalë të mëdha për shokun e tij të kombëtares, Paul Pogban.

Sipas sulmuesit francez, transferimi i ri i Unitedit, Paul Pogba është spektakolar dhe tifozët vetëm gjëra të mëdha do të shohin nga ai.


“Tifozët mund të presim gjëra spektakolare nga Pogba”, ka thënë Griezmann, transmeton Telegrafi.

Tutje, sulmuesi i Atleticos ka theksuar se shoku i tij i kombëtares është një punëtor i madh dhe ka shumë talent.

“Ai punon shumë dhe ka shumë talent”, përfundoi ylli francez. /Telegrafi/

telegrafi sport app