LAJMI I FUNDIT:

Greva e pilotëve do t’i kushtojë British Airways plot 147 milionë dollarë

Greva e pilotëve do t’i kushtojë British Airways plot 147 milionë dollarë

Pilotët e British Airways do të bëjnë për tre ditë rresht grevë në muajin shtator, nisur nga një mosmarrëveshje mbi pagat, lëvizje kjo që nuk është parë në vend prej më shumë se katër dekadash. Bashkimi i tyre, Shoqata Britanike e Pilotëve njoftoi tre datat – 9, 10 dhe 27 shtator, duke shtuar se British Airways i ishin propozuar edhe disa zgjidhje të mundshme, në mënyrë që situata të mos dëmtonte qarkullimin dhe transportin, por të gjitha ishin refuzuar.

Muajin e kaluar, plot 93 për qind e pilotëve votuan në favor të grevës. Kjo të jetë hera e parë, që nga vitet 1970 që pilotët e British Airways hyjnë në grevë.


“Ata e bëjnë këtë si një mundësi të fundit rreth zhgënjimit të madh në mënyrën se si po zhvillohet biznesi”, tha sindikata në një deklaratë, përcjell Telegrafi.

Ajo përmendi gjithashtu çështje të tilla si shkurtimet e pagave dhe humbja e ditëve të pushimeve vjetore, të cilat presin të shqyrtohen gjithashtu.

Sindikata vlerësoi se tre ditët e grevës do t’i kushtonin linjës ajrore rreth 120 milionë sterlina ose afërsisht 147 milionë dollarë. Ndërsa po sipas të njëjtit burim, pretendohet se dallimi në zgjidhjet e propozuara nga sindikata dhe ato të British Airways, do t’i kushtojë linjës ajror rreth 5 ose 6 milion dollarë.

British Airways e quajti ofertën e saj për një rritje prej 11.5 për qind për tre vjet si “të drejtë” dhe mbi nivelin e tanishëm të inflacionit në Mbretërinë e Bashkuar. Në një deklaratë, ajo tha se greva mund të “shkatërrojë planet e udhëtimit të dhjetëra mijëra klientëve dhe quajti atë “një kurs veprimi të pamatur”.

Kompania u zotua të rregullonte oraret, por ende shumë konsumatorë do të kishin nevojë për rimbursime ose do të rishikonin udhëtimet për shkak të fluturimeve të anuluara. Ajo tha se po konsideronte gjithashtu përdorimin e avionëve dhe ekuipazhit nga linjat e tjera ajrore, si dhe caktimin e aeroplanëve më të mëdhenj nga linjat ajrore partnere për të fluturuar me numrin maksimal të klientëve. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Agjencia e Ushqimit del me sqarime lidhur me cilësinë e mishit në Kosovë

Agjencia e Ushqimit del me sqarime lidhur me cilësinë e mishit në Kosovë

Ekonomi
Si i përdorin aplikacionet për konsum gjeneratat e reja në Kosovë?

Si i përdorin aplikacionet për konsum gjeneratat e reja në Kosovë?

Ekonomi
Fillo udhëtimin e ri në botën e librave - Shkarko aplikacionin DukagjiniBooks

Fillo udhëtimin e ri në botën e librave - Shkarko aplikacionin DukagjiniBooks

Dukagjini Bookstore
Fitoni dhurata ekskluzive nga Samsung në foleja.com

Fitoni dhurata ekskluzive nga Samsung në foleja.com

Foleja
30 vjet në shërbim të edukimit dhe të kulturës: Shtëpia botuese “Dukagjini” ju uron Ditën Botërore të Librit

30 vjet në shërbim të edukimit dhe të kulturës: Shtëpia botuese “Dukagjini” ju uron Ditën Botërore të Librit

Dukagjini Publishing House
Arianit Koci paralajmëron vizita në Japoni e Afganistan, teston fillimisht internetin e 99esim.com në Greqi

Arianit Koci paralajmëron vizita në Japoni e Afganistan, teston fillimisht internetin e 99esim.com në Greqi

99esim.com
Kalo në kategori