LAJMI I FUNDIT:

Greqia kërkon të shlyejë më herët borxhin ndaj FMN-së

Greqia kërkon të shlyejë më herët borxhin ndaj FMN-së

Me një rënie të normave të huamarrjes në nivelin e tyre më të ulët që prej 2005 si dhe duke u cilësuar nga FMN-ja si “një nga interpretuesit më të mirë të Eurozonës”, Greqia kërkon të paguajë para kohe detyrimin e saj ndaj Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN).

Zëdhënësi i qeverisë greke Dimitris Tzanakopoulos tha se vendi i tij, shpreson të paguajë një “pjesë të rëndësishme” të 9.6 miliardë eurove të mbetura që i detyrohen FMN-së, para afatit.


Ai foli pas një takimi në Uashington midis ministrit grek të financave Euklid Tsakalotos dhe drejtoreshës menaxhuese të FMN Christine Lagarde.
Sipas FMN-së rimëkëmbja ekonomike në Greqi po përshpejtohet dhe po zgjerohet. “Rritja parashikohet të arrijë në 2.4% këtë vit (nga 2.1% në vitin 2018) mbështetur nga eksportet, konsumi privat dhe investimet, ndërkohë që shpresat përmirësohen”.

Përqindja e interesit të bonove 10-vjecare të Greqisë ka rënë më poshtë se 3.28% ditën e Hënë, nivele që nuk ishin parë prej 14 vjetësh.

“Qeveria e krahut të majtë në Greqi, përballë zgjedhjeve kombëtare dhe europiane të këtij viti po planifikon të rrisë fondet për programet sociale me paratë që mund të shpëtohen nga pagesa më e lirë e kredisë”, tha Tzanakopoulos.

Sipas Reuters, Greqia ka në plan të paraqesë një kërkesë këtë javë duke kërkuar pajtimin e fondit të shpëtimit të Eurozonës për shlyerjen e hershme të kredive të shtrenjta që i detyrohen Fondit Monetar Ndërkombëtar. Greqia dëshiron të paguajë rreth 3.7 miliardë euro (3.2 miliardë euro) në kreditë e FMN. /Telegrafi/