LAJMI I FUNDIT:

Ministri turk i Mbrojtjes thotë se Ankaraja nuk ka hequr dorë nga të drejtat e saj në Mesdheun Lindor, pavarësisht tërheqjes së anijes Oruc Reis

Ministri turk i Mbrojtjes thotë se Ankaraja nuk ka hequr dorë nga të drejtat e saj në Mesdheun Lindor, pavarësisht tërheqjes së anijes Oruc Reis
(Photo by Turkish National Defence Ministry / Handout/Anadolu Agency/Getty Images)

Ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar, tha se Ankaraja nuk ka hequr dorë nga të drejtat e saj në Mesdheun Lindor, pavarësisht kthimit të anijes Oruc Reis pranë brigjeve jugore të vendit.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Akar deklaroi se kthimi i anijes rezultonte si përgjigje ndaj një operacioni të planifikuar.


Anija Oruc Reis u kthye në ujërat pranë krahinës jugore të Antalias të dielën, një lëvizje që Greqia e cilësoi një hap pozitiv në lehtësimin e tensioneve mbi burimet natyrore në det të hapur.

Ndryshe ditë më parë u raportua se shtetet jugore të BE-së, do të hartojnë listën e re të sanksioneve ndaj Turqisë, në rast se kjo e fundit nuk zhvillon bisedime për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve territoriale me Greqinë dhe Qipron. /Telegrafi/