LAJMI I FUNDIT:

Greqi, mijëra emigrantë ikin nga zjarri në kamp

Greqi, mijëra emigrantë ikin nga zjarri në kamp

Rreth 4,000 emigrantë u evakuuan nga kampi Moria në ishullin Lesbos të Greqisë, pasi një zjarr i madh shkatërroi disa tenda.

Nuk është raportuar për të plagosur.


Policia po heton nëse zjarri, të hënën mbrëma, ka qenë i qëllimshëm. Një punonjës i ndihmës tha se ai ka shpërthyer pas një mosmarrëveshjeje për ushqim.

Sipas Kombeve të Bashkuara, në Lesbos ndodhen rreth 5,600 emigrantë, edhe pse ishulli ka kapacitet për 3,600, transmeton Evropa e Lirë.

Zjarri ka shkatërruar 30 për qind të kampit.

Organizatat bamirëse thonë se disa njerëz janë rikthyer atje, porse numri mi madh mbetet në rrugë.

Sipas agjencisë greke të lajmeve ANA, zjarri ka shpërthyer pas thashethemeve se migrantët do të deportohen në Turqi.