LAJMI I FUNDIT:

Greku aksidentalisht për pak sa nuk i hodhi në mbeturina 20 mijë euro, mendoi se kishte vetëm mbeturina në thes

Greku aksidentalisht për pak sa nuk i hodhi në mbeturina 20 mijë euro, mendoi se kishte vetëm mbeturina në thes

Hapni mirë sytë para se t’i hidhni mbeturinat në kontejnerë. Një burrë nga Greqia së fundmi ka hedhur padashje afro 20 mijë euro, por aventura e tij financiare për fat të mirë përfundoi siç është më së miri.

Siç raportojnë mediat lokale, ngjarja ka ndodhur në Limnos të Greqisë. Një biznesmen kishte dashur t’i dërgojë në bankë 20 mijë euro para të thata, transmeton Telegrafi.

Pasurinë e tij të vogël e futi në një thes për mbeturina. Megjithatë në veturë futi edhe një pjesë të mbeturinave që dëshironte t’i hidhte në kontejnerë.

Kështu edhe ndodhi. Hodhi thesin për mbeturina në një kontejner të madh. E pas një kohe të shkurtër kuptoi se i ka hedhur edhe paratë.

“Shikova përreth vetes dhe vërejta se thesi me para nuk është aty. Menjëherë e kuptova çfarë kam bërë”, tha ai.

I kapluar nga paniku, greku i telefonoi organeve kompetente dhe ata menjëherë e ndihmuan. Kamioni për mbeturina që transportoi thesin u lokalizua shpejtë.

Për fat të mirë, ky biznesmen arrit të gjej thesin me para dhe kështu 20 mijë euro i janë kthyer pronarit. /Telegrafi/