LAJMI I FUNDIT:

Grantet e para për kompanitë e Maqedonisë, gjatë muajit korrik

Grantet e para për kompanitë e Maqedonisë, gjatë muajit korrik

Në fund të korrikut kompanitë do të fitojnë grantet e para të pakthyeshme qeveritare që ndahen nga ana e Fondit për inovacione dhe zhvillim teknologjik.

Kjo do të mundësojë tërheqjen e kapitalit të ri të freskët për kompanitë e vogla dhe të mesme në Maqedoni që në vitet e fundit kanë probleme të mëdha me disponimin me paratë kesh apo paratë e gatshme. Fondi i Inovacionit, në bashkëpunim me të gjithë odat ekonomike, prej sivjet ka treguar një angazhim më të madh në alokimin e mjeteve në vlerë prej 10.5 milion euro që do të ndahen në tre thirrje publike.

Sipas Aleksandar Zarkov, drejtor i Lidhjes së Odave Ekonomike të Maqedonisë , në bashkëpunim me Fondin e Inovacioneve do të punohet në shfrytëzimin maksimal të këtyre mjeteve përgjatë vetë procesit të përgatitjes së projekteve, duke eliminuar të gjitha pengesat dhe mangësitë që do të paraqiten në aplikimet e kompanive.

“Pengesat për shfrytëzimin më të madh të këtyre mjeteve janë në kapacitetet e pamjaftueshme të firmave për shfrytëzimin e tyre, andaj përmes konsulentëve profesionistë dhe në mënyra të tjera do të ndihmojmë biznese të përgatisin aplikacione cilësore .Gjithashtu është pozitive se sivjet më nuk ka kthim të pjesërishëm të mjeteve, por kjo paraqet një grant të tërësishëm. Gjithashtu presim që këto mjete të japin përfitime shtesë për kompanitë për punësime të reja dhe zhvillimin e konkurrencës së tyre”, thotë Aleksandar Zarkov i drejtor i Lidhjes së Odave Ekonomike të Maqedonisë.

Projekti siguron mjete për përkrahjen e cilësisë së prodhimeve, fitimin e certifikatave për cilësi, efikasitetin energjetik, hulumtim dhe zhvillim, marketing dhe ambalazh të ri, vendosjen e shërbimeve dhe prodhimeve të reja , rritjen e kapacitetit të të punësuarve etj.

Nga ana tjetër , drejtori i Fondit për inovacione Jovan Despotovoski pret që marrëveshjet e para me kompanitë që do të plotësojnë kushtet të nënshkruhen në fund të muajit korrik.

Sipas tij me qëllim të shfrytëzimit maksimale të këtyre mjeteve janë mbajtur takime konsultative më të gjitha odat ekonomike në Maqedonisë të cilat kanë shprehur edhe brengat dhe problemet që duhet të tejkalohen në këtë drejtim.

“Ky paraqet një projekt partneriteti që varet edhe nga firmat dhe odat për të cilin angazhohemi që të ketë sukses maksimal, ndërsa paraqet një program të parë që realizohet me mjete buxhetore. Në favor të transparencës së ndarjes së mjeteve, evaluimi i projekteve nuk do të kryhet nga qeveria, por nga konsulentë të jashtëm përmes ndarjes së pikave përkatëse. Gjithashtu do të formojmë edhe grup punuese që do të ndjek realizimin e tërë projektit”, theksoi Despotovksi në konsultimet me afaristët e Lidhjes së Odave ekonomike.

Ndryshe, bëhet fjalë për një set prej pesë masash të parashikuara në Programin e Fondit të miratuar nga qeveria, si pjesë e të shtyllës së tretë. Ai përfshin në vete përkrahjen për kompanitë e vogla dhe të mesme që kanë tendencë të rritjes.

Masa e parë paraqet përkrahje financiare direkte në vlerë prej 30 për qind të harxhimeve të pranueshme për përkrahjen e firmave të vogla dhe të mesme me tendencë të rritjes së shpejtë , apo”gazelave”, por jo më shumë se 10.000.000 denarë për projekte investuese si ndërtimi i kapaciteteve prodhuese, blerja e pajisjeve apo tokës, implementimi i ligjeve evropiane teknike për siguri të prodhimeve, vendosja e sistemeve për menaxhim me mbeturinat etj.

Masa e dytë e përkrahjes financiare për kompani me të ardhura deri në 3.000.000 denarë me mbulimin e harxhimeve deri 30 për qind por jo më shumë se 5.000.000 denarë. Për shkak se masat i dedikohen zhvillimit dhe zbatimit të zgjidhjeve inovative, përqindja më e madhe e mbulimit të harxhimeve deri në 70 për qind (por jo më shumë se 20.000.000 denarë), është parashikuar për masën e tretë, apo zhvillimin dhe vendosjen e prodhimeve dhe shërbimeve të reja, ose përmirësimin e atyre ekzistuese si dhe përpunimin e dizajnit industrial apo redizajnimin e prodhimeve, ambalazhimin e ri, marketing planet, vendosjen e procesit të ri prodhuese apo përmirësimin e atij ekzistues. Masa e tretë parashikon përkrahje financiare për trajnimin profesional dhe praktikën e të punësuarve , ndërsa masa e fundit parashikon investimet shtesë në biznes./koha.mk/

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Arsim
Kalo në kategori