LAJMI I FUNDIT:

Grante për biznes personal për 500 persona përmes programit ‘Vetëpunësim’

Grante për biznes personal për 500 persona përmes programit ‘Vetëpunësim’

Certifikatat për grante në vlerë prej 185 mijë denarë për zhvillimin e biznesit personal sot kanë marrë 500 persona të papunë të cilët me sukses i kanë kaluar trajnimet nga programi “Vetëpunësim”. Grantet i ndan Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, ndërsa partner në realizimin e trajnimeve është Programi i KB-së për zhvillim-UNDP, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Programi “Vetëpunësim” zbatohet nga viti 2007 dhe prej atëherë përmes tij janë hapur rreth 7.800 kompani të vogla të cilat kanë filluar me një të punësuar, ndërsa disa prej tyre janë zhvilluar në subjekte stabile me pesë deri në 20 të punësuar. Kjo, sipas ministrit Dime Spasov, është shembull si me pak, por me shumë punë dhe përkushtim, mund të realizohet ideja për biznes personal. Theksoi se mikro dhe kompanitë e vogla janë pjesë e rëndësishme e ekonomisë së Maqedonisë dhe tregues në hapjen e vendeve të reja të punës.


Këtë vit përmes kësaj mase të hapen mbi njëmijë vende pune dhe çka është më e rëndësishme, siç tha,. të ndihmohet në realizimin e biznes-ideve të personave të cilët për momentin janë të papunë dhe të cilët kanë kaluar trajnim cilësor në bashkëpunim me UNDP-në.

Pas këtij, ciklit të parë, në shtator do të ketë edhe të dytë gjatë këtij viti, i cili pritet të përfundojë në fund të nëntorit dhe të formohen edhe mbi 400 kompani të vogla, gjegjësisht më shumë se 900 përmes këtij projekti në vitin 2016.

Luiza Winton, përfaqësuese e UNDP-së për Maqedoninë, deklaroi se janë krenarë që tani më nëntë vite janë partnerë të MPPS në realizimin e programit “Vetëpunësim”.

Drejtori i Agjencisë për Punësim Vllatko Popovski tha se 73 për qind, nga mbi 7.000 bizneset e formuara në nëntë vitet e fundit ende funksionojnë, punësojnë njerëz dhe realizojnë të ardhura. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Mos futja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, deputeti Schwabe: Gabim i rëndë i Qeverisë gjermane – KiE të mos diktohet nga Trump dhe Grenell

Mos futja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, deputeti Schwabe: Gabim i rëndë i Qeverisë gjermane – KiE të mos diktohet nga Trump dhe Grenell

Lajme
Qytetari që ra viktimë e fajdeve rrëfen për

Qytetari që ra viktimë e fajdeve rrëfen për "hilet" e fajdexhinjve: Nga 10 mijë borxhi shkoi në 50 mijë euro

Sociale
Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë

Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë

Lajme
Zgjatet afati i regjistrimit të popullsisë deri më 24 maj në 11 komuna, diaspora deri më 31 gusht

Zgjatet afati i regjistrimit të popullsisë deri më 24 maj në 11 komuna, diaspora deri më 31 gusht

Lajme
Haradinaj: Dështimi i anëtarësimit në KiE i faturohet vetëm Albin Kurtit

Haradinaj: Dështimi i anëtarësimit në KiE i faturohet vetëm Albin Kurtit

Politikë
Kalo në kategori