Granit Xhaka zbarkoi në Serbi para përballjes së sotme në Ligën e Kombeve
Futbollisti me prejardhje nga Kosova, Granit Xhaka, i cili është kapiten i Kombëtares së Zvicrës ka zbarkuar të premten mbrëma aeroportin e Nishit, para përballjes me Serbinë në kuadër të Ligës së Kombeve.
Zvicra do të luajë sot (e shtunë) në udhëtim te Serbia në ndeshjen e vlefshme për Grupin 4 të Ligës A në Ligën e Kombeve, ndeshje e cila pritet të zhvillohet në “Stadion Dubočica” të Leskovcit nga ora 20:45.
Kjo ndeshje do të jetë e veçantë për kapitenin e Zvicrës, Granit Xhaka, pasi mesfushori i Bayer Leverkusenit ka prejardhje nga Kosova.
Kështu e ka cilësuar edhe mediumi i madh zviceran Blick, i cili ka raportuar për mbërritjen e kombëtares helvetike në Serbi para përballjes së sotme.
“Disa ushtarë me automatikë dhe tetë policë të tjerë – kështu pritet kombëtarja e Zvicrës në aeroportin e qytetit të tretë më të madh serb, Nishit. Ndryshe nga zbarkimi në Beograd për ndeshjen kualifikuese të Kampionatit Evropian kundër Bjellorusisë në pranverën e vitit të kaluar, në aeroport nuk ka një zonë të veçantë për yjet e kombëtares. Në fakt, delegacioni zviceran e ka të gjithë aeroportin për vete”, ka shkruar fillimisht Blick.
“Në ballë del me humor nga mini-pritja Murat Yakin, i ndjekur nga lojtarët. Një nga një, ata shëtisin drejt autobusit të ekipit, të udhëhequr nga Manuel Akanji dhe Breel Embolo. Pak më vonë, kapiteni i kombëtares, Granit Xhaka, del me vrap nga terminali me Andi Zeqirin – një udhëtim i veçantë për të dy lojtarët për shkak të rrënjëve të tyre kosovare”.
“Përveç një njeriu që vë re kapitenin zviceran dhe nxjerr celularin për të bërë video, nuk ka ndonjë incident të veçantë. Pas pak minutash, ekipi niset drejt hotelit të ekipit me një shoqërim policie”, mbyll lajmin mediumi zviceran. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPërleshje mes shqiptarëve dhe rumunëve në kantierin ku po rinovohet stadiumi "Camp Nou"
Trent Alexander-Arnold nuk hezitoi kur përmendi klubin e tij 'të preferuar' - pas Liverpoolit
Tjetër goditje për Arsenalin nga Odegaard
Rritet sërish vlera e Lamine Yamal, nuk i afrohet asnjë lojtar i Barcelonës
Dokumenti financiar i cili zbulon se Barcelona ka bërë një ‘transferim të fshehtë’ gjatë verës
Ibrahimovic pretendoi se është më i madh se Chelsea, Terry e shkatërron me një përgjigje epike
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Arda Guler nga Turqia i dërgon mesazh Carlo Ancelottit për minutazhën te Real Madridi
Çfarë janë uraganet, sa të rrezikshëm janë dhe çfarë mund të ndihmojë në zbutjen e dëmeve?
Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar
Pamje nga vizita e Jakup Krasniqit te varri i vëllait, më pas i takon familjarët në fshatin e tij
Kaloi 50 mijë konkurrentë në audicion - kush është Nora Tushi, shqiptarja që po mahnit jurinë gjermane
Berisha: Do të dalin audio-incizime të tjera, do të na vijë turp