LAJMI I FUNDIT:

Granica: VV është në konsultime të brendshme për listën e përbashkët me LDK-në

Granica: VV është në konsultime të brendshme për listën e përbashkët me LDK-në

Ish-deputeti i LDK-së, Blerim Granica, ka thënë se LDK mbetet e hapur që të komunikojë me Lëvizjen Vetëvendosje.

Grainca ka thënë në emisionin “Info Magazinë” se VV-ja është në fazën e konsultimeve të brendshme që t’i bashkohet LDK-së.


“Tashmë kur ka përfunduar afati për dorëzimin e listave për koalicione, e vetmja mundësi është që për lista të përbashkëta zgjedhore”, ka thënë Granica.

Ai ka shtuar se LDK është më e gatshme dhe më e unifikuar që t’i hyjë procesit të zgjedhjeve. /Telegrafi/