LAJMI I FUNDIT:

Granata dore, bombola gazi e armë zjarri përdorën serbët në veri kundër policisë, doganës e gazetarëve

Granata dore, bombola gazi e armë zjarri përdorën serbët në veri kundër policisë, doganës e gazetarëve

Grupe kriminale në mënyrë të organizuar duke përdorur armë zjarri e mjete të rrezikshme sot në veri të Kosovës kanë sulmuar pjesëtarët e Policisë së Kosovës e Doganës, e madje edhe gazetarët me qëllim që t’i pengojnë në kryerjen e detyrës së tyre.

Sulmet janë përcjellë me gjuajtje të drejtpërdrejta me armë, hedhje të bombolave të gazit e të granatave.


Këto detaje u bënë të ditura  gjatë konferencës për medie nga Drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti.

“Theksoj se janë përdorur granata dore luftarake”, tha Mehmeti.

Ai u shpreh se “grupe kriminale në mënyrë të organizuar kanë bllokuara rrugën, kanë hudhur bombola gazi, kanë përdorur mjetet transportuese, kanë shtënë me armë zjarri, kanë hudhur shok-bomba, granata të dorës, me qëllim të pengimit dhe sulmit ndaj zyrtarëve doganor e policor që ishin në kryerje të detyrës”.

“Policia e Kosovës është detyruar të ndërmarr veprime policore me mjete të ndryshme dhe të nevojshme ligjore me qëllim të ofrimit të sigurisë ndaj zyrtarëve policor por edhe qytetarëve që nuk kanë pasur të bëjnë me rastin”, theksoi Mehmeti.

Drejtori i Policisë së Kosovës prezantoi edhe fotografi se si janë dëmtuar automjetet e Policisë së Kosovës gjatë kësaj kohe.

Ai bëri të ditur se të lënduar janë dhjetë zyrtarë policor.

“Si pasojë 10 zyrtarë kanë pësuar lëndime, 7 shqiptarë, tre prej tyre hetues, tre operatorë të njësisë speciale e tre të reagimit të shpejtë. Një nga personat e përfshirë në sulm ndaj zyrtarëve po ashtu është lënduar. Nuk e kemi konfirmuar ende nëse ka marrë lëndim nga ana e Policisë apo nga gjuajtjet që ka pasur nga qytetarët”, ka thënë Mehmeti.

Mehmeti tha sot se Policia e Kosovës ka realizuar sot aksionin në disa lokacione të ndryshme në koordinim me prokuroritë dhe gjykatat kompetente.

Mehmeti tha që ishin planifikuar të realizoheshin sot gjatë ditës 26 kontrolle ne lokacione të ndryshme, në dy raste të quajtur “Rio” e “Mjekrra”, për të cilat tha se dyshohet se ka pasur rrjedhje të informacionit.

Sveçla: Aksioni policor nuk është i drejtuar kundër qytetarëve apo lokacioneve të caktuara
Lexo po ashtu Sveçla: Aksioni policor nuk është i drejtuar kundër qytetarëve apo lokacioneve të caktuara

“Kjo është diçka që është duke u hetuar”, theksoi Mehmeti.

Ndërkaq, në raste tjera në lokacione të ndryshme, siç tha ai, policia e Dogana janë penguar në kryerje të detyrës.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla po ashtu ka thënë se aksioni i sotëm është në vazhdën e luftës kundër krimit të organizuar dhe nuk është kundër qytetarëve e as institucioneve të caktuara.

Dyshohet se në lidhje me operacionin e sotëm ka pasur rrjedhje të informacionit, drejtori i Policisë jep detaje
Lexo po ashtu Dyshohet se në lidhje me operacionin e sotëm ka pasur rrjedhje të informacionit, drejtori i Policisë jep detaje

Sveçla theksoi se ky aksion ka qenë i suksesshëm, ndërkaq theksoi se nuk do të lejojnë që askush prish rendin e qetësinë në territorin e vendit tonë.

“Aksion i sotëm rezultoi suksesshëm me konfiskimin e mallrave dhe arrestimin e personave të përfshirë në kontrabandim të tyre. Ky aksion është në vazhdën e  angazhimit ne luftë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, në asnjë mënyrë nuk është i drejtuar kundër qytetarëve dhe lokacioneve të caktuara”, tha Sveçla.

Ai u shpreh se të gjithë personat pavarësisht përkatësisë etnike, politike ose religjioze që janë pjesë e bandave kriminale do të përballen me forcën e ligjit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Politikë
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Kalo në kategori