LAJMI I FUNDIT:

Dyshohet se në lidhje me operacionin e sotëm ka pasur rrjedhje të informacionit, drejtori i Policisë jep detaje

Dyshohet se në lidhje me operacionin e sotëm ka pasur rrjedhje të informacionit, drejtori i Policisë jep detaje

Drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti tha sot se Policia e Kosovës ka realizuar sot aksionin në disa lokacione të ndryshme në koordinim me prokuroritë dhe gjykatat kompetente.

Mehmeti tha që ishin planifikuar të realizoheshin sot gjatë ditës 26 kontrolle ne lokacione të ndryshme, në dy raste të quajtur “Rio” e “Mjekrra”, për të cilat tha se dyshohet se ka pasur rrjedhje të informacionit.


“Kjo është diçka që është duke u hetuar”, theksoi Mehmeti.

Ndërkaq, në raste tjera në lokacione të ndryshme, siç tha ai, policia e Dogana janë penguar në kryerje të detyrës.

“Operacioni ka filluar gati një vit më parë dhe veprime operacionale ka pasur gjatë gjithë kohës. Operacioni policor ka pasur në rajonin e Prishtinës, Pejës, Mitrovicë së Jugut dhe Mitrovicës së Veriut. Në të gjitha rajonet e tjera ka kaluar pa problem, përveç në pjesën veriore të Mitrovicës, grupe kriminale në mënyrë të organizuar kanë bllokuara rrugën, kanë hudhur bombola gazi, kanë përdorur mjetet transportuese, kanë shtënë me armë zjarri, kanë hudhur shok-bomba, granata të dorës, me qëlklim të pengimit dhe sulmit ndaj zyrtarëve doganor e policor që ishin në kryerje të detyrës. Policia e Kosovës është detyruar të ndërmarr veprime policore me mjete të ndryshme dhe të nevojshme ligjore me qëllim të ofrimit të sigurisë ndaj zyrtarëve policor por edhe qytetarëve që nuk kanë pasur të bëjnë me rastin”, tha Mehmeti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Lajme
Kalo në kategori