Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci, ka reaguar pas vdekjes së nipit të tij, i cili u gjet pa shenja jete këtë të enjte në Prishtinë.
Përmes një shkrimi në Facebook, Grabovci ka thënë se jeta i ka dhënë goditjen më të rëndë.
“Të dashur miq, shokë e dashamirë, jeta më përballi me goditje e stuhi të njëpasnjëshme. Sot, më dha më të rëndën! As burgjet, me të gjitha të hekat e saj, as rënia e Dinës (vëllait) dëshmor, e as asnjë sfidë jetësore nuk më rrëzoi më fortë”, ka shkruar ai.
Grabovci tutje ka thënë se të ndjerin e ka pasur jo vetëm “shenjë” nga vëllai, por edhe bashkëluftëtar e shok.
“Nazmi, nuk të kisha vetëm shenjë të vëllait, të kisha bashkëluftëtar, shokë e gjithçka në jetë, mbështetesha shumë tek ti. Sot, më mundove fortë bre Naz….Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës që Ti e deshe aq shumë. Bëmi të fala Dinës e Xhaferit, e thuaju se, sot e kam lëndua Ademin shumë…”, ka shtuar ai.
Në media u raportua se 55-vjeçari që u gjet i vdekur sot rreth orës 12:00 në një veturë në lagjen “Emshir”, në Prishtinë, është nipi i Adem Grabovcit.
Vdekjen e tij e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Rreth orës 12:00, kemi pranuar informatën për një trup të pa jetë, në një veturë në lagjen ‘Emshir’ në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull, rreth 50 vjeç”, ka thënë ai.
Sipas tij, bazuar në informacionet e para, përkundër që ka elemente që sugjerojnë për vetëvrasje, policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen dhe po vijon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit.
“Mbështetur në informacionet e para, përkundër që ka elemente që sugjerojnë për vetëvrasje, policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen dhe po vijon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rastit”, ka thënë tutje Borovci./Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuSpeciale Kriza në Ukrainë
Më shumë
Kurti për The Guardian: Deklarata e Blinkenit ishte e padrejtë, e gabuar dhe shumë naive

Spahiu: Çdo minut që Kosova nuk e largon Albinin, largohet me vite nga Perëndimi

Presidenti kroat komenton zhvillimet në veri: Serbia duhet ta kuptojë se Kosova është e pavarur

Kurti: Republikën e Kosovës nuk do t'ia dorëzoj milicisë fashiste

Politologu austriak, Bieber: Përmes nëntokës kriminale dhe strukturave të sigurisë Vuçiq kontrollon plotësisht veriun e Kosovës

Musliu: Shoferi i Igor Simiqit ishte protestuesi i dhunshëm që qëllonte me shkop policor ushtarët e KFOR-it

Imagine Films Sh.P.K

Nina Boxes NPSH

Imagine Films Sh.P.K

Brace Law

NextSEO

Shitet banesa 121.52m² perfekte për ju në Prishtinën e Re – çmimi i pakrahasueshëm! ID-198

Shitet banesa 121.52m² në Pejë – zgjedhja juaj ideale! ID-197

Shitet banesa me tre dhoma gjumi në Pejë ID-196

Shitet shtëpia 299.81 m², një strehë qetësie në Zllatar ID-195

Me fletë poseduese dhe në qendër të Prishtinës kjo banesë ofrohet për blerje ID-194

Fëmijët tuaj do të shijojnë aventurat e tyre me atletet Adidas

Komoditet superior për orë të tëra loje për fëmijët tuaj falë atleteve Adidas

Krijoni kombinime të pafundme – atletet Puma që shkojnë me çdo veshje

Përshtatja moderne dhe eleganca klasike – maica Polo Giovanni Ferrini për meshkuj

Atletet Adidas ofrojnë mbështetje për këmbët dhe nuk shkaktojnë djersitje
Më të lexuarat

Huliganët serbë që plagosën ushtarët e KFOR-it, mbanin në kokë simbolin e kriminelit famëkeq Veljko Belivuk

Lista me 10 yjet që janë pa kontrata pas 30 qershorit

Deputetja britanike, Kearns: Në veri të Kosovës, bandat serbe po paguhen dhe armatosen me armë nga Beogradi

Ushtari amerikan i KFOR-it, Simiqit: Shoh njerëz me maska që bëjnë lëvizje të dyshimta

Dhunë, krisma armësh, gaz lotsjellës, e djegie të veturave, gjatë protestës në Zveçan

Bildt: Protestuesit serbë sulmuan KFOR-in, kjo është më e keqja që është parë në Kosovë për shumë vite