Persona të panjohur kanë kryer grabitje sot pasdite në rrugën "Agim Ramadani". Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë Flora Ahmeti.

"Rreth orës 16:30 kemi pranuar informacion për një rast grabitje në rrugën Agim Ramadani. Njësitet e nevojshme policore janë aktualisht në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin", ka thënë Ahmeti, duke mos dhënë detaje të tjera.


Telegrafi ka siguruar fotografi nga vendi i ngjarjes, ku siç duket cak i kësaj grabitje ka qenë një argjendari. /Telegrafi/

26648342 1617536785001146 631441810 n

26694773 1617536748334483 1603862724 n

26696928 1617536841667807 1719661073 n