LAJMI I FUNDIT:

Grabitje në një pompë derivatesh në Prishtinë, hajnat vjedhin 300 euro dhe cigare

Grabitje në një pompë derivatesh në Prishtinë, hajnat vjedhin 300 euro dhe cigare
Foto: Ilustrim

Dy punëtorë në një pikë të derivateve kanë raportuar se dy të dyshuar deri më tani të panjohur kanë hyrë në pikën e derivateve dhe nën kërcënimin e armës (thikë) i kanë grabitur 300 euro dhe 10 pako cigare, të cilët më pas kanë ikur në drejtim të panjohur.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 01:30 në rrugën “Isa Kastrati”, në Prishtinë.


Tutje bëhet e ditur se në lidhje me rastin është njoftuar prokurori, rasti vazhdon të hetohet.

“Dy meshkuj kosovarë, punëtorë në një pikë të derivateve, kanë raportuar se dy të dyshuar deri më tani të pa njohur kanë hyrë në pikën e derivateve dhe nën kërcënimin e armës (thikës) i kanë grabitur 300 (treqind) euro dhe 10 pako cigare, më pas kanë ikur në drejtim të pa njohur.  Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport. /Telegrafi/