LAJMI I FUNDIT:

Grabitja në tentativë në “FINCA” në Prizren, arrestohet i dyshuari dhe i sekuestrohet arma  

Grabitja në tentativë në “FINCA” në Prizren, arrestohet i dyshuari dhe i sekuestrohet arma  

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se kanë arrestuar të dyshuarin dhe i është sekuestruar arma lidhur me rastin e grabitjes në tentativë në objektin e institucionit mikrofinanciar “Finca” në Prizren.

Në njoftim thuhet se pas rastit është arritur të identifikohet i dyshuari, D.G, dhe me urdhër të Prokurorit është kryer bastisja.


“Më datë 04.05.2023 rreth orës 21:50 i dyshuari është lokalizuar dhe është arrestuar. I njëjti intervistohet në prezencë të avokatit mbrojtës. Të dyshuarit i është gjetur në posedim një armë zjarri – pistoletë e cila sekuestrohet.

Është iniciuar rast i klasifikuar si vepër penale ‘Grabitja ne Tentative’ ndërsa me aktvendim me shkrim të Prokurorit të Shtetit, të dyshuarit i shqiptohet masa e ndalimit për 48 orë”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, më datë 03.05.2023 rreth orës 16:04 në Stacionin Policor Prizren ishte raportuar për rast grabitja në tentativë në rrugën “Ahmet Prishtina”.

Informatës së dhenë në vendin e ngjarjes i janë përgjigjur njësitet relevante policore patrulluese dhe ato të hetimeve rajonale.

I dyshuari i rastit, i veshur me rrobe sportive të zeza, me maskë në fytyre dhe me pistoletë në dorë me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror hyn në objektin mikrofinanciar “ FINCA’ ku konfrontohet me punëtorin e sigurimit të atyshëm të cilit i shkakton lëndim në kokë.

Përpjekja e të dyshuarit për të kryer grabitje ngel e papërfunduar. I dyshuari largohet nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur.

Më pas thuhet se janë ndërmarrë veprime të duhura hetimore. Në vendngjarje është gjetur një qelës i veturës se të dyshuarit e më pas edhe vetura të cilën i njëjti e ka pasur në përdorim, WV Passat, ngjyrë e zezë, e cila me urdhër të Prokurorit është sekuestruar. /Telegrafi/