Grabitja e thasëve me para, dëshmia e rojeve: I fikëm kamerat se do të pinim kafe
Nga dy automjetet pjesërisht të blindura, nga katër personat e armatosur, janë grabitur 2.7 milion euro. Kjo shumë financiare ka qenë e vendosur në arka dhe thasët e bankës, të cilat janë boshatisur tërësisht.
Lajmi është konfirmuar nga prokuroria e Tiranës, e cila saktësoi se në dy automjetet e sulmuara nga katër personat, nuk është gjetur asnjë kartëmonedhë.
Sipas prokurorisë, ata kanë mundur të grabisin 2.7 milion euro, në një kohë kur kamerat dhe GPS-i nuk kanë qenë në funksionim.
Pesë policët e arrestuar,sipas prokurorisë janë përgjegjës për fikjen e kamerave dhe të GPS-it, pasi sipas deklarimeve që ata kanë dhënë gjatë marrjes në pyetje, fikja është bërë pasi, 5 policët kishin planifikuar që pasi të ishin kthyer nga aeroporti i Rinasit të pinin kafe në një nga lokalet e zonës.
Ky rrëfim justifikues i njërit prej policëve, ka habitur prokurorët, të cilët ndaj tyre kanë ngritur akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”. Nga ana tjetër për t’u bindur nëse kamerat dhe GPS punonte ose jo, prokuroria dhe policia kanë bërë një eksperiment me to, duke i testuar nëse janë në gjendje pune apo jo.
Të dyja pajisjet kanë qenë në gjendje pune dhe transmetonin në kohë reale filmimet pranë sallës operative të kompanisë private.
Por nuk dihen arsyet se pse ato nuk kanë funksionuar. Deri në këto momente, anëtarë të grupit hetimor, thonë se nuk janë në gjendje të shpjegojnë arsyet se pse dy pajisjet elektronike GPS dhe kamerat, ishin të fikura. Për ti dhënë përgjigje kësaj pjesë, policët kanë dhënë justifikime të ndryshme, duke mos pranuar të bashkëpunojnë me policinë dhe prokurorinë. Për këtë çështje është marrë dhe Fatmir Gapi, drejtuesi teknik i kompanisë “Jaguar Security”, i cili nuk ka dhënë shpjegime në këtë pjesë.
Nisur nga kjo situatë Fatmit Gapi, është urdhëruar të arrestohet nga policia, me akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”.
Arrestimi i tij, ka çuar në 6 numrin e personave të ndaluar për këtë ngjarje, që tronditi opinionin publik.
Prokurorë dhe policët e grupit hetimor kanë ngritur dyshime të forta se mes policisë private dhe autorëve të krimit, mund të ketë pasur një plan bashkëpunimi, megjithëse këto dyshime nuk janë vërtetuar zyrtarisht.
Lindja e këtyre dyshimeve është bërë nga grupi hetimor, pasi kamerat e sigurisë të automjeteve nuk kanë qenë të hapura në asnjë moment dhe GPS që duhet të ndodhej tek lekët, në fakt ishte vendosur poshtë sediljes së shoferëve të furgonëve. Menjëherë sapo grabitësit kanë sulmuar, 6 nga kamerat, ata i kanë lëvizur nga këndi i fiksimit për të filmuar, duke i drejtuar me dorë në pozicion drejt qiellit./Shqiptarja/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAlarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë
Hoxha: Peter Stano po e luan rolin e “kaubojit”
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit