LAJMI I FUNDIT:

Grabitja e armatosur në Drenas, policia arreston dy persona (Video)

Grabitja e armatosur në Drenas, policia arreston dy persona (Video)

Policia e Kosovës dje rreth orës 16:30 ka marrë informatën se në një qendër tregtare në Drenas, saktësisht në një institucion mikro-financiar, ka ndodhur një grabitje e armatosur.

Nga informacionet e përpunuara dyshohet që kjo grabitje të jetë kryer nga një person i maskuar dhe i armatosur, i cili pasi ka kryer grabitjen është larguar nga vendi i ngjarjes.


“Menjëherë pas marrjes së informacionit të parë, policia e rajonit të Prishtinës mbështetur dhe nga Njësiti i Specializuar Operativ, ka ndërmarrë të gjitha veprimet operative, ato të kërkimit si dhe të hetimit, me qëllim të lokalizimit dhe kapjes së personit të dyshuar.

Reagimi i shpejtë i policisë si dhe masat e koordinuara operative, kanë rezultuar me kapjen në të dyshuarit të parë;

A. B mashkull, 24 vjeç, shtetas i Republikës së Shqipërisë, që dyshohet me bazë
të jetë i përfshirë në rast.

Ndërkohë që është zgjeruar horizonti i hetimit policia ka kryer edhe disa operacione të bastisjes në lokacione të ndryshme, me ç’ rast pas identifikimit ka arrestuar edhe të dyshuarin e dytë ;

H. Sh , mashkull, 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës..

Përgjatë bastisjeve policia ka sekuestruar
një revole të tipit TT
5 fishekë
Sasi e substancës së dyshuar narkotike
Një shumë e parave ( dyshohet të jenë të grabitura në rastin në fjalë), si dhe gjësende të ndryshme të cilat mund t’i shërbejnë ndriçimit të plotë të këtij rasti apo ndërlidhjes së këtyre personave me rastet e tjera, ndërkohë që të njëjtat mund të shërbejnë edhe si dëshmi në procedurë”, thuhet në njoftimin për media.

Pas arrestimit ndaj personave të dyshuar janë iniciuar raste, grabitje e armatosur, mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës si dhe posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge.

Personat e dyshuar pas intervistimit nga ana e policisë me rekomandimin e prokurorit të shtetit janë dërguar në qendrën e mbajtjes prej 48 orësh.

Një kontribut të veçantë në realizimin e këtij aksioni, kanë dhënë edhe qytetarët të cilët kanë bashkëpunuar ngushtë me njësitet policore. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Kalo në kategori