LAJMI I FUNDIT:

Grabitën 400 euro në një pikë karburanti në Ferizaj, arrestohen tre persona në mesin e tyre një 17 vjeçar

Grabitën 400 euro në një pikë karburanti në Ferizaj, arrestohen tre persona në mesin e tyre një 17 vjeçar
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës në rajonin e Ferizajt ka njoftuar se ka arrestuar dje tre persona lidhur me një rast grabitje që kishte ndodhur me datën 13 shkurt në një pikë karburanti në fshatin Bibaj të kësaj komune.

“Pas një punë intensive të hetuesve rajonal, grumbullimit të disa informacione në terren, shikimit të kamerave të sigurisë në disa lokacione, dje me datën 14.02.2022 rreth orës 16:00 kanë identifikuar dhe gjetur fillimisht automjetin e udhëtareve me targa vendore me të cilin kanë lëvizur të dyshuarit ( është konfiskuar si provë materiale) dhe më pas kanë identifikuar dhe arrestuar personat e dyshuar për grabitjen :


-Të dyshuarit me inicialet S.H ( M.K) i moshës 26 vjeçar dhe A.M ( M/K) 20 vjeçar, pasi janë intervistuar nga policia në prezencë të avokatit , me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa i dyshuari tjetër A.D (M/K) i moshës 17 vjeçar është ndaluar për 24 orë”, thuhet në njoftim.

Me datën 13.02.2022 në orët e para të mëngjesit rreth orës 01:58 Policia Rajonale e Ferizajt kishte pranuar një informacion se, në rrugën magjistrale Ferizaj –Gjilan, saktësisht në një pikë karburanti në fshatin Bibaj kishte ndodhur një grabitje, ku dy persona të maskuar dhe me kapela në kokë, nën kërcënim të ‘’armëve të ftohta’’ ( thika) kishin grabitur arkën e kësaj pikë karburanti dhe para në vlerë rreth 400 eurove dhe kishin ikur në drejtim të panjohur.

Në lidhje me këtë, fillimisht njësitet reaguese dhe hetuesit e stacionit policor në Ferizaj i kishin marr veprimet e nevojshme për ta hetuar këtë ngjarje e më pas në rast janë kyçur edhe hetuesit nga Sektori Rajonal i Hetimeve .

Sektori Rajonal i Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj është duke punuar intensivisht në zbardhjen e plotë të rastit, ndërsa në kërkim policor është edhe një person, i dyshuar në këtë rast. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbyllet grupi

Mbyllet grupi "Albkings", shtatë të arrestuar deri më tani

Lajme
Rasti

Rasti "Albkings", krijuesi i grupit dhe një femër në mesin e shtatë të arrestuarve

Lajme
Publikohen pamjet kur avokati Sokol Mëngjesi goditet me dorezë hekuri

Publikohen pamjet kur avokati Sokol Mëngjesi goditet me dorezë hekuri

Lajme
Abuzimi me foto dhe video intime të vajzave, dosja e Prokurorisë ndaj administratorit të “Albkings”

Abuzimi me foto dhe video intime të vajzave, dosja e Prokurorisë ndaj administratorit të “Albkings”

Drejtësi
Sa shtetas të Kosovës u punësuan në sektorin e shëndetësisë në Gjermani, jepen të dhëna nga Instituti GAP

Sa shtetas të Kosovës u punësuan në sektorin e shëndetësisë në Gjermani, jepen të dhëna nga Instituti GAP

Shëndetësi
Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Lajme
Kalo në kategori