“Kërcënimet për stabilitet në Evropën Juglindore janë në rritje me ndikimin e Arabisë Saudite dhe Katarit”, ka thënë presidentja kroate, Kolinda Grabar-Kitaroviç.
Këtë deklaratë, sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, presidentja kroate e ka bërë Universitetin e Lundit, ku ajo mbajti një ligjëratë me temën “Evropa Juglindore – Poligon për të provuar vendosmërinë dhe solidaritetin evropian dhe euroatlantik”.
Presidentja kroate, gjatë vizitës së saj të fundit në Suedi ka theksuar se Katari dhe Arabia Saudite po e përhapin ndikimin e tyre në mesin e popullatës, përmes ndërtimit të xhamive dhe investimeve të tjera, sipas Index.hr.
“Vendet e pasura nga Lindja e Afërt kanë të drejtë për të ndihmuar myslimanët, por nuk kanë të drejtë të ndërhyjnë në politikën tonë. Dhe ne në Kroaci nuk mund të pranojmë këtë. Dhe askush tjetër nuk duhet ta pranojë këtë gjë”, citohet të ketë thënë presidentja kroate.
Profesorëve dhe studentëve ajo u ka thënë se komuniteti ndërkombëtar, Bashkimi Evropian dhe NATO, në dekadën e fundit kanë humbur fokusin në Evropën Juglindore dhe në interes rreth saj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëA po shkojnë Ukraina dhe Rusia drejt bisedimeve?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga Kievi, sekretari britanik konfirmon dy paketa tjera të mëdha ndihma ushtarake për Ukrainën
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe