LAJMI I FUNDIT:

Goxhaj: Shqipëria edhe Kosova s’kanë sisteme mbrojtëse, Serbia mund të lëshojë 20 mijë dronë luftarakë

Goxhaj: Shqipëria edhe Kosova s’kanë sisteme mbrojtëse, Serbia mund të lëshojë 20 mijë dronë luftarakë

Ish-luftëtari i UÇK-së Dritan Goxhaj, deklaroi se do duhej të kishim më tepër sisteme mbrojtje, pasi si Shqipëria edhe Kosova, nuk kanë asnjë lloj mborjtje sa i takon sulmeve që mund të vijnë nga ajri.

I ftuar në Euronews Albania, Goxhaj tha se Serbia ka porositur 20 mijë dronë luftarak e nëse do t’i lëshojë askush nuk mudn  ta ndalë, pasi ne nuk kemi asnjë mjet për t’i evidentuar këta dronë deri në momentin që do të arrijnë objektivin.


“Zoti Peka tha më par që Serbia ka porositur 20 mijë dronë nga Irani. Qoftë Kosova, qoftë Shqipëria nuk kanë asnjë sistem të mbrojtjes kundërajrore, kundër këtyre dëmeve. Zoti Peka tha se hapësira ajrore e Shqipërisë mbrohet nga NATO. Jo, hapësira ajrore monitorohet nga NATO, por nuk mbrohet, bën vetëm policim ajror.

Policim ajror do të thotë që në rast të shkeljes së hapësirës ajrore nga ndonjë mjet ajror ndërhyn sipas radhës, Italia apo Greqia kush e ka radhën e ruajtjes së hapësirës.

Por mbrojtje e hapësirës ajrore do të thotë të kemi sisteme radarësh dhe sisteme të mbrojtjes kundër-ajrore, raketore, ose të tjera. Ne nuk kemi asnjë, as ne as Kosova, për të bërë këtë gjë. Ato 20 mijë dronë Serbia mund t’i lëshojë kur të dojë dhe askush nuk mund t’i ndalojë, sepse nuk kemi sistem as t’i kapim që po vijnë. Ne do e marrim vesh kur të shpërthejnë në objektiv”, u shpreh Goxhaj.

Sipas tij, blerja e raketave do të jetë e shtrirë në kohë e për këtë vit Kosova do të marrë vetëm 40 raketa të cilat në asnjë moment nuk do të mund  t’i përdor pa miratimin e NATO-s.

“Duhet të sqarojmë diçka, miratimi nga ana e departamentit të shtetit për 240 raketa Javelin nuk do të thotë që ajo do i marrë menjëherë. Duke parë buxhetin që ka elokuar këtë vit 75 milionë dollarë, vetëm 40 cop do të vijnë këtë vit, sepse 1 raketë kushton 180 mijë dollarë. Po të bëjmë një pjesëtim automatik i bie gati 40 copë të marrë këtë vit.

Në total do të marrë 240 por kjo do shtrirje në kohë. Ndaj është përcaktuar në bashkëpunim me NATOn, pra do i marrë e gradualisht dhe përdorimi i tyre do të jetë gjithnjë me miratim të NATO-s. Nuk do mund t’i përdori Kosova sipas dëshirës apo kur ta shikoj ajo të arsyeshme. Këto raketa do dalin nga bazat e FSK-së vetëm me miratimin e NATO-s.

Kjo është tema kryesore e përcaktuar. Kanë vendosur t’i përgjigjen vetëm tankeve, por ushtria nuk ka vetëm tanke, ka edhe autoblinde, të gjitha ushtritë, përveç tonës që s’ka asgjë, i kanë”, tha Goxhaj duke e cilësuar këtë si një llogaritje shumë të shkurtër.

Ai shtoi se kjo blerje është më tepër një “blerje kozmetike”, e cila më tepër tregon lidhjen e ngushtë me SHBA-në se sa do të sjellë ndryshim  apo do zgjidhë konflikte.

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Jehona Hulaj
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori