Zëvendës sekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Rose Gottemoeller ka ripërsëritur mesazhin e Aleancës Veriatlantike, se transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura të Kosovës, duhet të bëhet në bazë të procedurave kushtetuese.
Gjatë një vizite në Kosovë, Gottemoeller theksoi se edhe në takime me përfaqësues të institucioneve kanë diskutuar rreth kësaj çështje, porse qëndrimi i NATO-s vazhdon të jetë i pandryshuar se transformimi i FSK-së është çështje e autoriteteve kosovare.
“Patëm një takim konfidencial, nuk mund të hy në hollësi por diskutuam shumë çështje të cilat kanë të bëjnë me sigurinë e Kosovës dhe stabilitetin e sigurinë përgjatë rajonit. Ne diskutuam në të gjitha këto tema, transformimin e FSK-së dhe dua t’iu përçoj një mesazh të cilin e dëgjuat kur sekretari i përgjithshëm i NATO-së Jens Stoltenberg ishte këtu në shkurt të këtij viti. Ai tha se transformimi i FSK është çështje e autoriteteve te Kosovës që të vendosin. Por në anën tjetër është me rëndësi të jashtëzakonshme që ai transformim të bëhet në pajtim me procedurat e duhura kushtetuese”, tha Gottemoeller, raporton KP.
Përfaqësuesja e lartë e NATO-s, e pyetur se kur do të mund të shkojë FSK-ja në veri pa lejen e NATO-s, tha se kjo çështje po diskutohet tash sa kohë dhe do të vazhdojë të trajtohet hap pas hapi.
“Kjo edhe një herë është çështje e cila është një çështje që mjaftë kohë dhe është me së miri që ta nënvizoj që kjo është duke u trajtuar në mënyrë përgjegjëse dhe do të vazhdoj që të jetë një temë e cila duhet të trajtohet në një mënyrë hap pas hapi. Kështu që mendoj që nuk ka diçka më shumë që të thuhet në këtë moment”, tha ajo.
Zëvendëssekretarja e NATO-s, më tutje shtoi se vizita e saj në Kosovë tregon përkushtimin e tyre ndaj Kosovës dhe paqes e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor. Gottemoeller tha se stabiliteti në Kosovë është i rëndësishëm edhe për stabilitetin në tërë Evropën.
Ajo theksoi progresin e arritur në Kosovë, sidomos në aspektin e sigurisë, por gjithashtu kanë parë edhe ngecje, porse janë të vetëdijshëm për sfidat me të cilat ballafaqohet Kosova. Gotemoeller shtoi se KFOR-i nuk do të largohet pa përfunduar detyrat e tij në Kosovë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ambasada e SHBA-ve në RMV: Nga nesër do të dalin rezultatet e lotarisë për viza emigrimi
Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ
Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë – polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet
Vranët dhe me riga shiu
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe