LAJMI I FUNDIT:

Gorilla e cila gabimisht besohej se ishte mashkull, sjell në jetë foshnjën në kopshtin zoologjik Columbus

Gorilla e cila gabimisht besohej se ishte mashkull, sjell në jetë foshnjën në kopshtin zoologjik Columbus

Një gorillë për të cilën kujdestarët e kopshtit zoologjik kishin menduar se është mashkull, u zbulua se ishte femër vetëm ne momentin kur ajo u pa duke mbajtur në krah foshnjën e saj.

Kujdestarët e kopshtit zoologjik Columbus Zoo në Ohio nëpërmjet një deklarate thanë se Sully, gorilla 8 vjeçare, jeton në kopsht bashke me nenen e saj dhe me disa gorilla të tjera që nga viti 2019, dhe që nga ajo kohë, kujdestarët kishin menduar se ajo ishte një mashkull.

“Është e vështirë të dallosh gjininë e gorillave në moshë më të re. Deri rreth moshës 8 vjeç, meshkujt dhe femrat janë afërsisht të njëjtë dhe nuk kanë organe seksuale të spikatura”, bëri të ditur kopshti zoologjik në deklaratën e saj pas lindjes së të enjtes, raporton UPI, transmeton Telegrafi.


“Ndërsa gorillat plaken, ato bëhen seksualisht dimorfike, që do të thotë se meshkujt dhe femrat duken shumë të ndryshëm. Megjithatë, meshkujt nuk zhvillojnë madhësinë e tyre karakteristike të madhe, shpinat e argjendta dhe gungat e mëdha të kokës – të quajtura ‘kreshta sagitale’ – deri në moshën 12 vjeç ose më vonë”, vazhdon deklarata.

Kujdestarët e kopshtit e përshkruan Sully-n si një “kafshë e re dhe e shëndetshme”, e cila nuk kishte nevojë për ndonjë procedurë mjekësore e cila do të çonte në zbulimin e gjinisë së saj. Periudha e shtatzënisë për një gorillë është rreth 8 muaj e gjysmë, që do të thotë se ajo mbeti shtatzënë vonë në vjeshtë.

Gorillat rrallë tregojnë shenja të jashtme të shtatzënisë, sepse të porsalindurit janë më të vegjël se foshnjat e njeriut dhe gorillat natyrisht kanë bark të madh.

“Grupi i gorillave e mbështetë me të vërtetë Sully-n dhe foshnjën e saj, dhe ata do vazhdojnë të mbesin si një grup shoqëror. Foshnja duket të jetë e shëndetshme dhe nëna Sully po kujdeset mirë për të”, shtuan ata.

Kujdestarët e kopshtit nuk i janë afruar ende foshnjës, gjithashtu një vajzë, për të lënë kohë për t’u lidhur me nënën e saj. Përfundimisht, veterinerët do të afrohen për të bërë një test shëndetësor. Kopshti zoologjik do të bëjë gjithashtu një test të ADN-së për të përcaktuar babain e foshnjës.

Sully dhe foshnja jetojnë me një grup i cili brenda tij ka tre meshkuj të udhëhequr nga gorilla mashkull 39 vjeçar, Mac. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Momenti epik kur nëna zbulon vajzën duke grimuar macen – videoja

Momenti epik kur nëna zbulon vajzën duke grimuar macen – videoja "thyen" rrjetin me mbi 4.1 milionë shikime

Fun
Postoi videon e foshnjës katërmuajshe që peshon 10 kilogramë dhe është 76 centimetra i gjatë, pamjet e gruas nga SHBA bëhen virale

Postoi videon e foshnjës katërmuajshe që peshon 10 kilogramë dhe është 76 centimetra i gjatë, pamjet e gruas nga SHBA bëhen virale

Interesante
Përmbyset kamioni, shkakton “një lumë qumështi” në një rrugë të New Yorkut

Përmbyset kamioni, shkakton “një lumë qumështi” në një rrugë të New Yorkut

Fun
Në Tiranë mund të kryeni seks me 3 deri në 12 euro

Në Tiranë mund të kryeni seks me 3 deri në 12 euro

“Mos dilni lakuriq në rrugë” – qyteti spanjoll ka

“Mos dilni lakuriq në rrugë” – qyteti spanjoll ka "10 mesazhe" për ata që duan ta vizitojnë atë

Interesante
Momenti viral: Macja e zezë dhe vajza që nuk e lëshonin njëri-tjetrin

Momenti viral: Macja e zezë dhe vajza që nuk e lëshonin njëri-tjetrin

Fun
Kalo në kategori