Analisti Eric Gordy i cilëson si korrekte vlerësimet e liderëve evropianë se Shtetet e Bashkuara, nën presidentin Donald Trump, janë partner i paqëndrueshëm, i paparashikueshëm dhe i pabesueshëm.
Në një intervistë për magazinën “Expose” të Radios Evropa e Lirë, Gordy, profesor në Kolegjin Universitar të Londrës, thotë se kjo është një situatë e përkohshme, sepse Trump “ose do të mësojë të bëjë punën e presidentit, ose do të largohet nga zyra”.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, shpalli një kapitull të ri në marrëdhëniet SHBA-Evropë, pas takimeve me presidentin Trump javën e kaluar. Merkel tha se Evropa “duhet të marrë fatin në duart e saj”. Çfarë do të thotë kjo për Evropën?
Eric Gordy: Mendoj se Trump i zhgënjeu liderët politikë evropianë, sidomos në takimin e NATO-s, ku tregoi mungesë përkushtimi dhe mungesë mirëkuptimi për operacionet e NATO-s. Kjo u shoqërua edhe me kërcënimet për tërheqje nga Marrëveshja e Parisit për Klimën. Andaj, mendoj se zonja Merkel ka nxjerrë një konstatim të arsyeshëm, se Shtetet e Bashkuara, së paku tash për tash, nuk janë partner i besueshëm dhe se opsioni i vetëm i hapur është të bëhen përpjekje për t’i ndjekur vetëm qëllimet që më parë kanë qenë të përbashkëta për të dyja anët e Atlantikut.
Në njërën anë, mund të thuhet se kjo është një lloj fitoreje për politikën e jashtme ruse, e cila, me vite, ka bërë përpjekje të dobësojë lidhjen e fuqishme midis Evropës dhe SHBA-së. Në anën tjetër, është edhe një pasojë e paqëllimshme e stilit unik të qeverisjes së Trumpit, sepse ka inkurajuar unitet më të fuqishëm në mesin e shteteve evropiane.
A mund të mbetet Evropa e bashkuar dhe të tregojë fuqinë e saj përmes aftësisë për t’u reformuar?
Eric Gordy: Siç e dimë të gjithë, Evropa ka kaluar një periudhë të vështirë. Ndikime të fuqishme negative kanë pasur kriza financiare në Greqi, situata me refugjatë gjatë viteve të kaluara, dobësia për t’iu përgjigjur zhvillimeve anti-demokratike në vendet si Hungaria, Polonia dhe Maqedonia. Kjo tani është një mundësi për Evropën të riafirmojë veten si asociacion politik, por t’i riafirmojë edhe ato që janë humbur ose dobësuar gjatë disa viteve të kaluara: vlerat themelore evropiane.
Por, Shtetet e Bashkuara mbeten ekonomia më e madhe në botë dhe ushtria e tyre është jetike për sigurinë evropiane. A nuk e kufizon kjo aftësinë e Evropës për të shpallur pavarësinë?
Eric Gordy: E kufizon, por është ndoshta ekzagjerim të thuhet se Evropa po shpall pavarësinë. Ajo që po përpiqet të bëjë Merkel dhe disa udhëheqës të tjerë evropianë, është përballja me një situatë të përkohshme – së paku kështu shpreson secili. Gjatë disa muajve të kaluar dhe, me gjasë, gjatë disa muajve të ardhshëm, Shtetet e Bashkuara, në parim, nuk kanë qeveri.
Mendoj se Donald Trump do të mësojë të bëjë punën që ka marrë – edhe pse kjo nuk është shumë e mundshme – ose ai do të japë dorëheqje, ose do të largohet nga zyra. Më pas do të jetë e mundur të nisë marrëdhënia (SHBA-Evropë) përsëri. Por, mendoj se politikanët ndërkombëtarë i kanë bërë vlerësimet në mënyrë korrekte, se Shtetet e Bashkuara nën Donald Trumpin janë partner i paqëndrueshëm, i paparashikueshëm dhe i pabesueshëm.
Kjo “stuhi transatlantike” mund të ketë inkurajuar shpresat e Qeverisë ruse për të thyer aleancën perëndimore. A do ta bënte kjo situatën e sigurisë në Evropë më të rrezikshme?
Eric Gordy: Do ta bënte shumë më të rrezikshme. Por, ka një tendencë të madhe për të zmadhuar qëllimet e Rusisë në politikën e jashtme. Rusia është e interesuar të dobësojë atë që e sheh si rivalin e saj kryesor dhe ky është kombinimi i SHBA-së dhe Bashkimit Evropian. Por, politikëbërësit rusë e dinë se për të dobësuar këtë aleancë, nuk kanë nevojë të fitojnë, ata vetëm duhet të shkaktojnë vështirësi, të inkurajojnë njerëz që shkaktojnë vështirësi dhe të bëjnë telashe aty ku mund të bëhen. Deri më tash, ata kanë pasur sukses. Dhe arsyeja e këtij suksesi është se nuk ka qëndrime të unifikuara politike midis vendeve të Perëndimit.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPse Greqia dhe Spanja po refuzojnë ta furnizojnë Ukrainën me sisteme të mbrojtjes ajrore?
Zelensky paralajmëron për një "Çernobil të dytë"
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus
Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës
Franca dhe Gjermania nënshkruajnë marrëveshjen miliarda euroshe mbi një projekt armësh
SHBA fillon ndërtimin e bazës lundruese në brigjet e Gazës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre