LAJMI I FUNDIT:

Google zbulon specifikat e telefonit të ri Pixel 8a

Google zbulon specifikat e telefonit të ri Pixel 8a

Telefoni më i fundit Pixel nga Google thuhet se po sjellë çdo veçori të nivelit të lartë, duke përfshirë edhe ato me Al.

Bëhet e ditur se çmimi për një Pixel 8a fillon nga 549 euro.

Google ka ndryshuar dizajnin e tij duke i dhënë një formë më të rrumbullakosur, gjë që e bën atë më të bukur dhe me ngjyra të theksuara.

Ekrani është më i shtrenjtë, më i ndritshëm dhe në madhësi të mirë. Gjithashtu, 8a ka çipin më të fundit Tensor G3 të Google.

Jetëgjatësia e baterisë nuk është më e mira, por sipas kompanisë është në rregull, shkruan the Guardian, përcjell Telegrafi.

Telefoni i ri nga Google ka një hapësirë ruajtëse 128 ose 256 GB, ka tre kamera, një 64 megapikselë dhe 13 megapikselë, dhe një tjetër 13 megapikselë për selfie.

Karakterizohet nga lidhjet 5G, Sim dhe eSim, Wifi, NFC, Bluetooth 5.3 dhe GNSS.

Por, ajo që është më interesante, është rezistenca ndaj ujit.

Ndryshe, Pixel 8a vjen me pothuajse të gjitha tiparet kryesore të AI që Google ka shtuar në telefonat e tij.

Kjo përfshin veçorinë Circle to Search dhe qasje në chatbotin Gemini. /Telegrafi/