LAJMI I FUNDIT:

Google ua mundëson bizneseve të njoftojnë nëse janë përkohësisht të mbyllura, apo kohën e caktuar kur ofrojnë shërbime

Google ua mundëson bizneseve të njoftojnë nëse janë përkohësisht të mbyllura, apo kohën e caktuar kur ofrojnë shërbime

Numri i bizneseve që po mbyllen përkohësisht shkaku i coronavirusit, është tepër i madh, ndërsa Google po mundëson që të njoftohen klientët, nëse një biznes i caktuar është mbyllura përkohësisht, apo nëse ofron shërbime në kohë të caktuar.

SearchEngineLand raporton se kjo mundësi është në dispozicion në Google My Business, ku pasi përdoruesi të regjistrohet, duhet të hyjë në opsionin info, transmeton Telegrafi.


Më pas, të kërkojnë në “Close this Business në Googogle” dhe për ta mbyllur përkohësisht biznesin, të klikohet në “Marks as Temporaly Closed”.

Por, mundësi edhe më e mirë, është që të njoftohen klientët, për kohën e caktuar kur një biznes është i hapur dhe ofron shërbime, ndërsa ky opsion mund të caktohet tek orari i punës.

Drejtori i përgjithshëm në Google, Sunda Pichai ka bërë të ditur se po mbledhin të dhënat qeveritare, informata nga vet bizneset si dhe një sistem algoritmi, që të tregohet me saktësi se cili biznes është përkohësisht i mbyllur.

Ky sistem do të jetë shumë i nevojshëm, për ata që kanë disa pika shitëse dhe mund të njoftojnë në të njëjtën kohë për mbylljen e tyre të përkohshme.

Nga ky sistem do të përfitojnë edhe përdoruesit, të cilët nuk do të nisen për në biznese që nuk punojnë, derisa do të drejtohen vetëm në kohën e duhur kur ofrojnë shërbime. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak

Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak

Teknologji
Çfarë parashikohet me ndalimin e TikTok në SHBA dhe cilat vende mund të ndjekin një shembull të tillë?

Çfarë parashikohet me ndalimin e TikTok në SHBA dhe cilat vende mund të ndjekin një shembull të tillë?

Teknologji
Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Teknologji
X largon nga platforma pamjet e sulmit me thikë në kishën e Sidneit por një përdorues amerikan i riposton ato

X largon nga platforma pamjet e sulmit me thikë në kishën e Sidneit por një përdorues amerikan i riposton ato

Teknologji
Zhvillohet gara e parë midis një aeroplani luftarak me pilot njerëzor dhe një tjetri të kontrolluar nga Al

Zhvillohet gara e parë midis një aeroplani luftarak me pilot njerëzor dhe një tjetri të kontrolluar nga Al

Teknologji
Shikoni trailerin e vazhdimit të video-lojës

Shikoni trailerin e vazhdimit të video-lojës "Horizon: Forbidden West"

Lojëra
Kalo në kategori