LAJMI I FUNDIT:

Google do të mbështesë 11 telefona me Daydream VR

Google do të mbështesë 11 telefona me Daydream VR

Të thuash që platforma e Google-it për realitetin virtual është ende një përpjekje  inovative, do të ishte një nënvlerësim. Por kjo mund të jetë gati të ndryshojë, në pak muaj. Duke folur gjatë prezantimit të fitimeve për kompaninë Alphabet, kompaninë mëmë, CEO i Google, Sundar Pichai dha një numër shumë interesant, 11.

Kjo është me sa duket numri i pajisjeve që do të mbështesin Daydream VR deri në fund të këtij viti. Kjo duket si një numër i madh në krahasim me gjendjen aktuale, por le të bëjmë disa numërime, apo jo? Nëse i shtojmë Pixels Google me Moto Z, ZTE Axon 7, Asus Zenfone AR, si dhe Mate 9 Pro dhe Porsche Design Mate 9 të Huawei, bëhen gjithsejt shtatë telefona.

Samsung Galaxy S8 dhe S8 + tani janë në procesin e bërjes së mundësive me Daydream, kështu që tashmë janë nëntë pajisje. Dhe askush nuk pret që Pixelët e ardhshëm të Google të mos mbështesin platformën, apo jo? Pikërisht. Nëse supozojmë se do të jenë dy telefona edhe një herë, kemi arritur numrin magjik: 11.

Daydream VR përdor një nga telefonat e sipërpërmendur së bashku me një pajisje të përputhshme, siç është Google Daydream Vieë për të ju zhytur në përmbajtjen 360 shkallëshe.

Sistemi është shumë më i lehtë sesa konkurrentët më të fuqishëm të VR-së, si Vive i HTC-së ose Oculus Rift, dhe gjithashtu është me të vërtetë i lëvizshëm, ndryshe nga ato.

Në trend Teknologji

Më shumë
Kur funksionet e Galaxy AI do të jenë të disponueshme në telefonat më të vjetër të Samsungut

Kur funksionet e Galaxy AI do të jenë të disponueshme në telefonat më të vjetër të Samsungut

Teknologji
Miliarda përdorues të WhatsApp do të fitojnë përditësime me Inteligjencë Artificiale

Miliarda përdorues të WhatsApp do të fitojnë përditësime me Inteligjencë Artificiale

Teknologji
Përdorues të shumtë të Windows nuk do të pajisen me përditësimin e ri të Google Chrome

Përdorues të shumtë të Windows nuk do të pajisen me përditësimin e ri të Google Chrome

Teknologji
YouTube po teston një veçori që ju lejon të kaloni më shpejt te pjesët interesante të një videoje

YouTube po teston një veçori që ju lejon të kaloni më shpejt te pjesët interesante të një videoje

Teknologji

"Zbuloni botën e re të Inovacionit” - Tech Park Prishtina, hapja zyrtare më 12 tetor, Çavolli jep detajet

Teknologji
Ninja, ‘streameri’ amerikan diagnostikohet me melanomë – një formë e kancerit të lëkurës

Ninja, ‘streameri’ amerikan diagnostikohet me melanomë – një formë e kancerit të lëkurës

Teknologji
Kalo në kategori