LAJMI I FUNDIT:

Google paraqiti një funksion të ri që mat rrahjet e zemrës dhe frymëmarrjen përmes kamerës së telefonit celular

Google paraqiti një funksion të ri që mat rrahjet e zemrës dhe frymëmarrjen përmes kamerës së telefonit celular

Teknologjia e re do të jetë e disponueshme, në parim, në telefonët Pixel të kompanisë, por ata po kërkojnë ta zgjerojnë atë për këdo që përdor Android.

Google njoftoi këtë të enjte se telefonat e saj Pixel do të shtojnë një funksion duke filluar nga muaji mars, që do të lejojë kamerat e saj të matin rrahjet e zemrës dhe frymëmarrjes të përdoruesve duke përdorur teknikat e inteligjencës artificiale (AI).


Softueri i ri do të lejojë që matjet e zemrës dhe frymëmarrjes të maten përmes lenteve të kamerës së telefonave inteligjentë, transmeton Telegrafi.

Aplikacioni më pas gjurmon ndryshimet në ngjyrën e lëkurës për të matur rrjedhën e gjakut. Për këtë, ajo përdor fotopletizmografinë, të njëjtën teknologji si aplikacionet që përcjellin ndryshimet në ngjyrën e lëkurës për të zbuluar sinjalet biologjike.

Në një takim me gazetarët, firma Mountain View, California shpjegoi se edhe pse fillimisht funksioni do të jetë i disponueshëm vetëm për Pixel, qëllimi i tij është ta zgjerojë atë në telefonat e tjerë që përdorin sistemin operativ Android.

Për rrahjet e zemrës , do të jetë e mjaftueshme të vendosni majën e gishtit në pjesën e pasme dhe pajisja do të ofrojë një rezultat të bazuar në ndryshimet e ngjyrave të prodhuara nga qarkullimi i gjakut.

Google paralajmëroi se këto sisteme matëse nuk janë krijuar për të kryer diagnoza mjekësore, por që funksioni i tyre është vetëm të ndihmojë njerëzit që dëshirojnë të përmirësojnë zakonet e tyre të shëndetit dhe mirëqenies.

Sipas faqes së teknologjisë Fast Company, në të ardhmen Google mund të kërkojë miratimin e teknologjisë së saj nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave si një pajisje mjekësore.

Këto funksione të reja do të jenë pjesë e aplikacionit Google Fit dhe përdoruesi do të jetë në gjendje të mbajë matjet në telefon për të vëzhguar evolucionin e tyre me kalimin e kohës. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak

Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak

Teknologji
Çfarë parashikohet me ndalimin e TikTok në SHBA dhe cilat vende mund të ndjekin një shembull të tillë?

Çfarë parashikohet me ndalimin e TikTok në SHBA dhe cilat vende mund të ndjekin një shembull të tillë?

Teknologji
X largon nga platforma pamjet e sulmit me thikë në kishën e Sidneit por një përdorues amerikan i riposton ato

X largon nga platforma pamjet e sulmit me thikë në kishën e Sidneit por një përdorues amerikan i riposton ato

Teknologji
Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Teknologji
Google Camera tani është Pixel Camera në Play Store

Google Camera tani është Pixel Camera në Play Store

Teknologji
Huawei i shton telefonave të saj një veçori të re

Huawei i shton telefonave të saj një veçori të re

Teknologji
Kalo në kategori