LAJMI I FUNDIT:

Google padit Sonos mbi teknologjinë e “kontrollit përmes zërit”

Google padit Sonos mbi teknologjinë e “kontrollit përmes zërit”

Google ka paditur prodhuesin e altoparlantëve Sonos për shkelje të pretenduar të patentave.

Në dy padi të paraqitura në gjykatën federale të Kalifornisë të hënën, Google pretendon se teknologjia më e fundit e “ndihmës zanore” e Sonos shkel shtatë patenta të ndryshme që lidhen me teknologjinë e saj për Google Assistant.


Zëdhënësi i Google, José Castañeda tha se Sonos ka “filluar një fushatë agresive dhe mashtruese kundër produkteve tona, në kurriz të klientëve tanë të përbashkët” dhe si rezultat paditë po ngrihen për të “mbrojtur teknologjinë tonë dhe për të sfiduar shkeljen e qartë dhe të vazhdueshme të patentave”.

Sonos lançoi asistentin e vet zanor në qershor, duke i lejuar klientët të kontrollojnë altoparlantët e tyre duke përdorur komandat zanore duke filluar me shprehjen “Hej Sonos”.

Google kërkon një shumë të paspecifikuar dëmesh monetare dhe një urdhër që bllokon shkeljen e supozuar të Sonos.

Paditë vijnë mes një beteje të gjatë ligjore mes dy kompanive, të cilat dikur ishin ortakë. Vitin e kaluar, Komisioni i Tregtisë Ndërkombëtare të SHBA vendosi që Google shkeli pesë patenta në pronësi të Sonos.

Fitorja për Sonos bëri që Google të ndryshojë mënyrën e konfigurimit dhe kontrollit të altoparlantëve të tij inteligjentë. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
YouTube vazhdon luftën kundër bllokuesve të reklamave, këtë herë në pajisjet celulare - çfarë nuk do të mund të bëni më në aplikacion

YouTube vazhdon luftën kundër bllokuesve të reklamave, këtë herë në pajisjet celulare - çfarë nuk do të mund të bëni më në aplikacion

Teknologji
Viber prezanton funksionin e ri me Al

Viber prezanton funksionin e ri me Al

Teknologji
Microsoft do të investojë 1.5 miliard dollarë në grupin G42 të Inteligjencës Artificiale të Abu Dhabit

Microsoft do të investojë 1.5 miliard dollarë në grupin G42 të Inteligjencës Artificiale të Abu Dhabit

Teknologji
Black Shark vjen me një “unazë inteligjente” me 180 ditë jetëgjatësi të baterisë

Black Shark vjen me një “unazë inteligjente” me 180 ditë jetëgjatësi të baterisë

Teknologji
Aplikacioni WhatsApp po merr një chatbot me AI

Aplikacioni WhatsApp po merr një chatbot me AI

Teknologji
Facebook Messenger ka një lajm super, super të mirë

Facebook Messenger ka një lajm super, super të mirë

Teknologji
Kalo në kategori