LAJMI I FUNDIT:

Google lanson sistemin e “realitetit të shtuar”, vizualizon distancën prej dy metrash që të mbahet distanca shoqërore

Google lanson sistemin e “realitetit të shtuar”, vizualizon distancën prej dy metrash që të mbahet distanca shoqërore

Të gjithë jemi duke u munduar, që t’i përshtatemi distancës shoqërore, si një mënyrë e re e jetës.

Në mënyrë që të lehtësohet ky rregull i ri, Google e ka lansuar një sistem të ri që përfshinë “realitetin e shtuar”, ndërsa tregon distancën prej dy metrash në diametër, transmeton Telegrafi.


Sodar quhet kjo pajisje, që është krijuar nga inxhinierët e Experiment with Google, që të krijojë një rreth në ekranin e telefonit, që do të tregojnë distancën prej dy metrash.

“Me anë të kësaj teknologjie, tregohet limiti deri ku mund të lëvizet nëpër ambientin ku ndodhet përdoruesi. Me Sodar që mbështetet nga pajisja telefonike, krijon rreth jush një diametër prej dy metrash”, thuhet në përshkrimin e bërë në Twitter.

Ky sistem është në dispozicion vetëm në Android, derisa të interesuarit mund ta shkarkojnë atë duke shkuar në sodar.withgoogle.com, në telefonin e tyre.

Vetëm mjafton të instalohet në telefon dhe më pas duhet ta mbani përpara, që të shikoni në ekran për limitin e caktuar deri ku mund të afroheni. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Viber prezanton funksionin e ri me Al

Viber prezanton funksionin e ri me Al

Teknologji
Black Shark vjen me një “unazë inteligjente” me 180 ditë jetëgjatësi të baterisë

Black Shark vjen me një “unazë inteligjente” me 180 ditë jetëgjatësi të baterisë

Teknologji
Microsoft do të investojë 1.5 miliard dollarë në grupin G42 të Inteligjencës Artificiale të Abu Dhabit

Microsoft do të investojë 1.5 miliard dollarë në grupin G42 të Inteligjencës Artificiale të Abu Dhabit

Teknologji
A janë robotët

A janë robotët "miqtë apo armiqtë tanë"? Ja çfarë mendojnë njerëzit në disa pjesë të botës

Teknologji
Aplikacioni WhatsApp po merr një chatbot me AI

Aplikacioni WhatsApp po merr një chatbot me AI

Teknologji
DJI prezantoi dronin Avata 2, më i mirë dhe më i lirë se paraardhësi i tij

DJI prezantoi dronin Avata 2, më i mirë dhe më i lirë se paraardhësi i tij

Teknologji
Kalo në kategori