LAJMI I FUNDIT:

Google lanson aplikacionin Pixel Diagnostic dhe manuale të reja riparimi për telefonat Pixel

Google lanson aplikacionin Pixel Diagnostic dhe manuale të reja riparimi për telefonat Pixel

Google ka prezantuar zyrtarisht aplikacionin Pixel Diagnostic dhe ka ridizajnuar manualet e riparimit për telefonat Pixel.

Ky aplikacion synon të bëjë më të lehtë për përdoruesit identifikimin dhe zgjidhjen e problematikave të mundshme me pajisjet e tyre, përcjell Telegrafi.


Ai aktualisht është i disponueshëm në anglisht, dhe përmban teste të plota që mbulojnë të gjithë pajisjen, por edhe teste individuale që synojnë pjesë të veçanta si ekrani dhe sensorët.

Përveç kësaj, Google ka prezantuar edhe manuale riparimi, të cilat janë në dispozicion për shkarkim në faqen zyrtare të kompanisë.

Fillimisht ato janë ekskluzive për Pixel Fold, Pixel 8, dhe Pixel 8 Pro.

Përditësimeve të reja nga Google i bashkëngjitet edhe Modaliteti i Riparimit, i cili mundëson ruajtjen e informacionit privat ndërsa pajisja është duke u riparuar.

Me këtë hap, Google radhitet në mesin e kompanive tjera teknologjike që po përqendrohen në riparimet e pajisjeve të veta.

Megjithatë, ende nuk ka qartësi nëse aplikacioni Pixel Diagnostic është i disponueshëm globalisht, apo vetëm në rajonet ku pajisjet Pixel janë të disponueshme si në SHBA, Australi, dhe disa vende evropiane. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Prifti virtual

Prifti virtual "At Justin" që dëgjon rrëfimet e njerëzve dhe u ofron atyre falje përballet me reagime të shumta në rrjete sociale

Teknologji
Forcat Ajrore të Ukrainës përdorin iPad për të lëshuar raketat perëndimore

Forcat Ajrore të Ukrainës përdorin iPad për të lëshuar raketat perëndimore

Teknologji
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak

Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak

Teknologji
Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Teknologji
Counter-Strike 2 vjen me një veçori të cilën fansat e kishin kërkuar që nga dita e parë

Counter-Strike 2 vjen me një veçori të cilën fansat e kishin kërkuar që nga dita e parë

Lojëra
Në korrik, Samsung prezanton Galaxy Z Flip6 - Fold6 dhe Galaxy Ring

Në korrik, Samsung prezanton Galaxy Z Flip6 - Fold6 dhe Galaxy Ring

Teknologji
Kalo në kategori