Goli që dëshmon ADN-në e Barcelonës: 48 pasime, 11 lojtarë, 194 sekonda, një gol

Barcelona fitoi në Old Trafford ndaj Manchester United duke mos dhënë një paraqitje të madhe siç në mësuar tifozët, por goli i shënuar vjen nga ADN-ja që e posedon ky klub, shumë pasime.
Luke Shaw ishte ai që e preku topin për ta dërguar në rrjetën e David De Geas, por goli i minutës së 12-të erdhi pas 48 pasimeve ku pjesëmarrës ishin të gjithë 11 lojtarët e Barcelonës.
Topi i Marc-Andre ter Stegen vazhdoi të lëviz në fushë për 194 sekonda për të shënuar në portën e De Geas.
Në këto tre minuta vetëm Chris Smalling ishte i vetmi lojtar i United që e preku topin, para devijimit të Shaw.
Kjo nuk është hera e parë që Barcelona e bën këtë.
Kundër PSV Eindhoven goli i katërt tregoi pothuajse të njëjtat shifra, edhe ai tretë ndaj Tottenhamit në Wembley. /Telegrafi/





















































